<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ja në cilin rast Kanuni e dënonte mikun e shtëpisë me 500 grosh

Tradita zakonore shqiptare çmon mikun, si një figurë thuajse të paprekshme… si njeri me status të veçantë, gati të mbinatyrhme. Por, miku e humbiste këtë status mjaft të privilegjuar nëse nuk sillej me korrektësi në shtëpinë e mikpritësit.

Paragrafi 1785 i Kanunit i Dibrës përcakton qartë statusin e dyzuar të mikut , Miku asht knaqsi e madhe, po ene barrë e randë . Në popull thuhet Sa ke mikun në shtëpi, ke malin mbi shinë.

Miku e humbiste statusin gati-gati hyjnor dhe shndërrohej në njeri të padëshirueshëm për familjen, fisin, fshatin e krahinën e mikpritësit, nëse nuk zbatonte me korrektësi tërësinë e normave kulturore, që rregullonin veprimet e sjelljet e tij në raportet me familjarët e mikpritësit, me anëtarët e fisit, me miqtë dhe me të njohurit e tij.

Çdo veprim i gabuar i mikut përkeqësonte shumë në sytë e opinionit të bashkësive vetëqeverisëse të shoqërisë tradicionale shqiptare, jo vetëm statusin e prestigjin e mikut, por edhe ato të mikpritësit.

Miku nuk kishte të drejtë të prekte asgjë pranë vatrës, sidomos enët e vëna në zjarr për të zier ushqime. Neni 136 në Kanunin e Lekë Dukagjinit në variantin e Mirditës, ndër të tjera thekson Miku nuk ka tagër me prek gja bri votrës ose oxhakut ku rri, veç në ja lypt i zoti i shpisë.

Pse mikut i ndalohej në mënyrë kategorike, të hiqte kapakun e gjellës që po ziente në zjarr

Thelbin e përgjigjes së kësaj pyetje e gjejmë në nenin e referuar për këtë çështje, në Kanuni i Lekë Dukagjinit, varianti i Pukës E di rrasa ça ka vegshi.

Kjo do të thotë se kapaku i shporetit duhet të ruajë si sekret shumë të rëndësishëm të familjes, atë çfarë zihet poshtë tij. Ndodhte jo rrallë, që familja mikpritëse të ishte aq e varfër, saqë vorba në vatër ziente vetëm ujë. Kapaku e mbulonte këtë varfëri të skajshme, që nuk i duhej ekspozuar mikut dhe opinionit shoqëror

Këto reagime të shqiptarëve i ka vënë re edhe albanologu i shquar Franc Nopça, në fund të shekullit X I X dhe në fillim të shekullit të X X Është një çnderim për të zotin e shtëpisë, kur një i huaj ngre kapakun e tenxheres në vatër pranë zjarrit. Dënimi është 500 grosh, sepse mundet që tenxherja të mos ketë mish dhe ky bëhet shkak që del në shesh vobektësia e zotit të shtëpisë

postbck postbck

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

14 hours ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

14 hours ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

15 hours ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

1 day ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

2 days ago