Në vitin 1896, mbasi mbaroi studimet, kur kthehet e ndryshon emrin në Shtjefën. Arsimin fillor e kreu në vendlindje dhe mësimet e para teologjike i mori në kolegjin françeskan të Troshanit. Në vitin 1888 vazhdon studimet për filozofi në Derventë, në Banja Llukë të Bosnjës dhe më pas vazhdon studimet në fushën e teologjisë në Kreshevë, ku u njoh edhe me studiuesin austro-hungarez Ludwig von Thalloczy.
Në vitin 1892 ndoqi studimet për drejtësi në Universitetin e Insbrukut dhe vazhdon studimet për teologji në Universitetin Katolik të Lavianos në Belgjikë. Pas diplomimit në drejtësi dhe në teologji, në vitin 1896 At Shtjef Gjeçovi filloi të shërbente në famullinë e Zllakuqanit dhe meshën e parë e mban në kishën e Shën Gjon Pagëzorit. Mbas këtij viti ka shërbyer në disa famulli si në Klinë, Pejë, Gjakovë, Laç, Durrës, Rubik, Shkodër, Vlorë, etj.
At Shtjefni krahas shërbimeve teologjike katolike ka kryer studime në fushën e historisë, etnografisë, arkeologjisë, pedagogjisë e albanologjisë. Ka hartuar tekse për mësimin e gjuhës shqipe dhe ka ndikuar në hapjen e disa shkollave, duke filluar që nga periudha osmane. Në vitin 1926 emërohet në famullinë e Zymit të Hasit. Tre vjet më vonë, më 14 tetor 1929, u vra kur po kthehej nga Prizreni për në famullin ku shërbente.
Në foto: At Shtjefën Gjeçovi dhe pjesë nga ditari i tij personal. /Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…