Ai lindi në Tiranë në vitin 1878. Arsimin fillor e të mesëm e kreu në Tiranë, kurse arsimin e lartë për teologji e kreu në Stamboll. Veprimtarinë e tij e gjejmë në fusha të ndryshme, si teologji, letërsi, arsim dhe kulturë. Por dimensioni atdhetar dhe mbrojtës i të drejtës së mendimit të lirë të individit do të bjerë në sy gjatë gjithë jetës së tij.
Në periudhën e fundit të Abdulhamitit II dhe më pas në periudhën e xhonturqve, Ibrahim Dalliu ka marrë pjesë aktive në përhapjen e gjuhës shqipe. Ka qenë anëtarë i klubit “Bashkimi” që u formua në Tiranë (1908) dhe në po këtë vit ndikoi në hapjen e shkollës së vajzave. Në kongresin e Elbasanit (1909) mori pjesë si delegat i Tiranës. Në shkollën Normale të Elbasanit, Hafiz Ibrahim Dalliun e gjejmë si pjesë të stafit pedagogjik. Do të jetë pjesë e lëvizjeve për pavarësi dhe në vitin 1912 organizoi ceremoninë e Shpalljes së Pavarësisë në Tiranë. Në kongresin e Lushnjës (1920) mori pjesë si delegat i Tiranës. Deri në vitin 1924, Hafiz Ibrahim Dalliu do të jetë aktiv në zhvillimet politike në vend. Më pas do t’u përkushtohet studimeve teologjike. Mbas çlirimit, Ibrahim Dalliu është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, por për shkak të mendimeve që kishte për komunistët do të gjykohet dhe do të hyjë në burg ku u sëmur dhe ndërron jetë më 12 Korrik 1952, në moshën 73 vjeçare.
Në foto: Hafiz Ibrahim Dalliu si dhe një dokument i vitit 1909 ku emri i tij është ndër emrat e delegatëve nga krahina të ndryshme në Kongresin e Elbasanit. Ibrahim Dalliu ishte përfaqësues i Tiranës. /Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…