<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

‘Sëmundja e lëvizjes’: Si të parandaloni shqetësimet kur udhëtoni me makinë, autobus, avion etj

Njihet me termin “sëmundja e lëvizjes” dhe përshkruan të gjitha simptomat – si të përziera, të vjella, marramendje, djersë të ftohta, dhimbje koke etj. – të cilat përjetohen gjatë udhëtimeve me makinë, autobus, tren, avion apo anije.

Kjo gjendje shqetësuese shkaktohet nga sinjalet konfuzuese – për shembull, kur udhëtoni me avion, ju nuk e shihni turbulencën, por e ndjeni. Konfuzioni në tru shkakton të përziera ose të vjella.

“Sëmundja e lëvizjes” trajtohet me barna që vetëm parandalojnë shfaqjen e simptomave. Shumica e njerëzve që përjetojnë simptomat janë të vetëdijshëm që mund të shfaqen gjatë udhëtimeve.

Për t’i parandaluar, planifikoni të rezervoni një udhëtim disa ditë para. Nëse udhëtoni me avion, kërkoni për një vend afër dritares ose shmangni uljen në mes. Në trena, anije ose autobusë, uluni përpara dhe përpiquni të mos ktheni kokën pas. Në anije, kërkoni për një kabinë sa më afër nivelit të detit dhe nëse është e mundur, siguroni ajër të pastër. Në të gjitha rastet, shmangni leximin.

Të uleni para në makinë shpesh ndihmon. Shumë njerëz që përjetojnë këtë gjendje si pasagjer, nuk kanë simptoma kur drejtojnë vetë automjetin.

Është e rëndësishme të pushoni shumë natën para se të udhëtoni dhe të shmangni konsumin e alkoolit. Dehidratimi, dhimbja e kokës dhe ankthi përkeqësojnë simptomat.

Hani mirë në mënyrë që stomaku të qetësohet. Qëndroni larg ushqimeve të yndyrshme ose me acid para dhe gjatë udhëtimeve.

Shumë ekspertë thonë se aroma si mente, limon dhe xhenxhefil ndihmojnë. Efektiviteti i tyre nuk është provuar nga shkenca, por sidoqoftë mund t’i provoni.

postbck postbck

Recent Posts

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

21 minutes ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

54 minutes ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

1 hour ago

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

22 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

24 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

1 day ago