<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ja çfarë duhet të dini nëse ndodheni pranë dikujt që po mbytet në ujë

Nisur nga rastet e ditëve të fundit, ku pushues kanë humbur jetën në plazhin e Durrësit si pasojë e mbytjes në det, bëhet i nevojshëm informacioni për të qenë të përgatitur nëse gjendemi në një situatë të tillë. Nëse dikush është në rrezik, nëse nuk dimë si të veprojmë, automatikisht jemi po aq të riskuar sa personi tjetër. Prandaj, për të shpëtuar jetën e dikujt që po mbytet ekzistojnë disa truke që duhen ndjekur me çdo kusht, mungesa e të cilave mund të rezultojë fatale.

1.

Hapi i parë që duhet të ndiqni nëse shihni dikë që po mbytet është të kërkoni ndihmë tek dikush tjetër. Një i rritur mund të rezistojë në ujë për 3 minuta, por një fëmijë nuk qendron dot për më shumë se 3 sekonda. Duhet të jeni të kthjellët kur i bëni këto veprime pasi koha është faktori kryesor. Gjithashtu, mund të bërtisni për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve të cilët mund të asistojnë në proçesin e shpëtimit.

2.

Arritja. Në këtë fazë duhet treguar shumë kujdes, pasi rreziku është i madh. Duhet të siguroni që jeni të mirëpozicionuar dhe viktima nuk do të mund t’ju tërheqë pas vetes.

3.

Nëse viktima ndodhet shumë larg dhe është pothuajse e pamundur të shkosh me not, merrni një varkë për të arritur më shpejt tek ai. Por tregohuni të kujdesshëm të mos e lëndoni. Ndihmojeni të futet në varkë duke përdorur mjete rrethanore dhe përpiquni të stabilizoni gjendjen e tij.

4.

Të notosh për të ndihmuar dikë nga mbytja duhet të jetë alternativa e fundit. Ky proçes kërkon aftësi shumë të mira të të notuarit, në të kundërt personi tjetër rrezikon të të fundosë ty gjithashtu. Gjithsesi, nëse iu duhet patjetër të notoni për të shpëtuar dikë, merrni me vete diçka tek i cili viktima mund të mbahet. Kështu do të jetë më e lehtë për të dy rruga drejt bregut, pasi distanca nga personi i rrezikuar është shumë e rëndësishme.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

5.

Pasi të keni dalë në breg, gjëja e parë që do të bëni është t’i masni pulsin. Shikoni nëse e ka frymëmarrjen e rregullt dhe nëse është nevoja bëjini frymëmarrje artificiale.

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

10 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

10 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

10 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

11 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

11 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

16 hours ago