hkalla e metabolizmit tonë është niveli me të cilin trupi djeg kalori, qoftë në qetësi apo në lëvizje. Pyetja që shqetëson pothuajse të gjithë është nëse ky ritëm mund të përshpejtohet.
Megjithëse nuk mund të kontrollojmë faktorët gjenetikë që përcaktojnë shkallën metabolike si gjinia dhe mosha, ka disa faktorë që mund t’i kontrollojmë për përfitimin e peshës sonë.
Tre prej tyre ua sjellim më poshtë:
Mundësisht disa vakte të vogla çdo 3-4 orë. Në këtë mënyrë ne e oriontojmë trupin për të bërë djegie maksimale. Përkundrazi, duke ngrënë në mënyrë të çrregullt shkalla e metabolizmit mund të bëhet më letargjike dhe përfundimisht djegia e kalorive mund të zvogëlohet.
Hidratimi adekuat i trupit është i nevojshëm për funksionimin e tij të duhur. Uji është thelbësor për metabolizmin e mirë dhe gjithashtu mund të ndihmojë në përpjekjen për të rënë në peshë, shkruan KP.
Sa më i madh të jetë deficiti i gjumit, aq më i lartë është marrja e ushqimit. Provat shkencore të disponueshme lidhin qëndrimet gjatë natës me rregullimin biologjik të orës, rritjen e hormonit të oreksit dhe shtimin e peshës. Prandaj, një faktor kryesor për të mos hapur oreksin tonë në mënyrë të pakontrolluar është të flemë mjaftueshëm.
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…