<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Leonardo da Vinçi, mbreti i artit, kumtimit novator dhe kungimit estetik, vdes në prehrin e Mbretit të Francës

Nga Albert Vataj

Ai ishte i denjë për një fund të tillë, sepse dinjitoze dhe e ndritshme ishte çdo hap i tij. Vasari shkruan se Mbreti i Francës, Francis I, i cili e kishte ftuar në oborrin e tij dhe mirëpritur si pakkënd tjetër, mbajti kokën e Leonardo në krahë ndërsa vdiq. Edhe pse kjo histori, e dashur nga francezët dhe e portretizuar në pikturat romantike nga Ingres, Ménageot dhe artistë të tjerë francezë, si dhe nga Angelica Kauffman, mund të jetë legjenda më shumë se fakti. Gjithsesi, mjeshtri italian kaloi tre vitet e fundit të jetës së tij në Francë, i shoqëruar nga shoku dhe nxënësi i tij, Count Francesco Melzi. Mjeshtri u mbështet gjithashtu nga një pension që arrinte në 10,000 skude.
Ishte viti 1519 kur “Heroi paqësor i diturisë”, kishte vendosur të ikte. Ai që kishte ardhur për të përmbushur një mison prej shenjtori, mori shëlbimin e një jete të përkorë dhe ndoqi udhën e yjeve për të merituar përjetësinë, tek e cila besoi dhe së cilës i shërbeu.
Ishte 2 maji i vitit 1519, kur ai, Leonardo da Vinçi, “Titani i Rilindjes së artë”, shterroi frymën në moshën 67-vjeçare. Të patëdytit në madhështinë e tij, vitet dhe hapat i’u ndalën. Arti, shkenca dhe hulumtimet u ndanë me atë që gjithçka e kishte ngritur në majë.
Vasari thotë se në ditët e tij të fundit, Leonardo dërgoi një prift për të bërë rrëfimin e tij dhe për të marrë Sakramentin e Shenjtë . Në përputhje me vullnetin e tij, gjashtëdhjetë lypsa ndoqën arkivolin me trupin e pajetë të mjeshtrit në udhën për në banesën e fundit. Leonardo da Vinci u varros në Chapel të Saint-Hubert në Château d’Amboise në Francë.

Miku dhe nxënësi i Leonardos, Count Francesco Melzi ishte trashëgimtari kryesor dhe ekskluziv i të ardhurave monetare, pikturave, veglave të punës, bibliotekës dhe sende përsonale të mjeshtrit. Leonardo da Vinçi nuk la pa gjë dhe nxënësin dhe mikun e tij të hershëm, Salai dhe shërbëtorin e tij Battista di Vilussis, të cilët përfituan gjysmën e vreshtave të Leonardos.
Leonardo da Vinçi u lind më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit. Erdhi dhe iku për të mbetur në historinë e artit, në kujtesën e botës, në adhurimin e gjeneratave, si mjeshtri i mjeshtrave.
E ç’nuk ishte ai që do të mbetet edhe sot një kresht krenarie dhe kërshërie e kumtimit dhe kungimit; piktor, skulptor, shkencëtar vizionar, dijetar, arkitekt, muzikant, matematicien, inxhinier, shpikës, anatomist, gjeolog, hartograf, botanist dhe shkrimtar. Krejtkund ai shkëlqeu duke mbetur në mbamendjen Rilindjes italiane si i paarritshëm. Bashkë me Mikelanxhelon dhe Raffaelin përbën trininë e shenjtë të Rilindjes së Artit, periudhë, e cila solli një shkëputje të hovshme cilësore të mjeteve shprehës, forcës së kumtimit, finesës dhe tonit kaloristik. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Diokleciani, Maksimiani, Galeriusi dhe Konstanci I, këta ishin katërshja e perandorëve ilir, që sunduan Romën njëkohësisht

DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…

17 hours ago

16 vite kërkime, dy arkeologë gjejnë thesarin legjendar

Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…

17 hours ago

Mbi trimninë e Gjelosh Markut t’Shalës

Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…

20 hours ago

RRETH BALLIT KOMBËTAR – Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949

Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…

20 hours ago

Si të pini ujë në Ramazan? Çfarë thotë mjeku?!

  Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…

23 hours ago

Historia e majmunit që përloti botën, ja përse nëna e vogëlushit Punch e braktisi atë…

  Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…

23 hours ago