Arbëreshi Nikolla Keta gjurmues i palodhur i historisë, i gjuhës i dokeve e zakoneve e përgjithësisht i trashëgimisë kulturore të arbëreshëve të Italisë

DISA BURRA TË SHQUAR TË ARBËRESHĒVE TË ITALISË

NIKOLLA KETA

Nikollë (Kolë) Keta lindi më 1742 në katundin Kuntisa (Comtessa Entellia), ngulim arbëresh në krahinë të Palermos në Sicili, dhe vdiq në këtë qytet më 1803.
Studimet i kreu në Seminarin arbëresh të Palermos, tē themeluar në 1734 prej Gjergj Guzetës. Ky Seminar u bë, sidomos në shekullin e kaluar, një vatër e kulturës shqiptare, ku u shkolluab një varg burrash të shquar, si Zef Krispi, dy Darajt, Zef Skiròi, Pal Skiròi e të tjerë.

Përveç se si poet, Nikollë Keta shquhet sidomos edhe si dijetar, si një gjurmues i palodhur i historisë, i gjuhës, i dokeve e zakoneve e përgjithësisht i trashëgimisë kulturore të arbëreshëve të Italisë, veçanarisht të Sicilisë. Si poet ai është autori i një poemthi prej 76 stancash (oktavash) mbi krijimin e botës. Emri i tij ndërkaq është i lidhur me disa vepra shkencore, të cilat presin ende që të botohen. Ndër veprat me karakter gjuhësor hyn aty një fjalor mjaft i madh italiht- shqip, me rëndësi për studimin e arbëreshtes së Italisë dhe për historinë e leksikut të shqipes. Megjithëse hartuar në një periodë para themelimit të gjuhësisë si dije me vete, nuk është pa interes edhe dorëshkrimi ,,Etimologjiku i gjuhës shqipe”, ndonëse përmban shumë vërejtje me frymë të kaluar.

Vepra historike e Ketës ,,Lajme mbi makedonët”, shkruar italisht me titullin ,,Notizie su dei Macedoni” më 1777, dhe mbetur dorëshkrim ashtu si shkrimet e tjera të tijat, është me një vlerë të veçantë dhe sot e kësaj dite, gati dyqind vjet pas hartimit të saj. Në këtë vepër bëhet një studim i thelluar u historisë së ngulimeve arbëreshe të Sicilisë dhe i çështjes së prejardhjes së tyre. Në hetimin e kësaj çështjeje aty merren në shqyrtim, me një metodë gjurmimi thuajse moderne, të dhënat e historisë, të dokeve e zakoneve, të gjuhës e të toponomastikës të këtyre katundeve arbëreshe, duke kaluar kështu caqet kur u hartua kjo vepër.

Shkëputur nga “STUDIME GJUHËSORE V Gjuhë – Folklor – Letërsi – Diskutime nga Dr. Eqrem Çabej /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Pse personave me diabet u qëndrojnë këmbët e ftohta?

  Shumë persona që vuajnë nga diabeti raportojnë se këmbët e tyre janë shpesh të…

16 hours ago

Letra e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën: Këtu nuk mund të jetoj

Një dokument i rrallë i vitit 1949, rikthen në vëmendje historinë tronditëse të Elma Prishtinës,…

2 days ago

Prejardhja gjenetike e Fisit të Hotit

Hoti është një prej fiseve më të vjetra të veriut. Territori kryesor i Hotit shtrihet…

3 days ago

Google rikthehet me syze inteligjente në 2026-ën

Google planifikon të sjellë në vitin 2026 syze inteligjente me inteligjencë artificiale (AI), duke u…

3 days ago

Kur për Atdhe jepej gjithçka, dy burra malesh, burra Shqipnie!

Ndoc Mark Deda i Berishës Pukës • Dëshmor i Atdheut.Mehmet Shpendi i Shalës Dukagjinit •…

3 days ago