Shkaktarët e akneve dhe puçrrave janë të shumtë, por këto janë shkaqet sipërfaqësore.
Puçrrat ndodhin kur poret e lëkurës bllokohen. Arsyeja pse ata shkaktohen ka të bëjë shpeshherë me zakonet që ndjekim, shkruan IconStyle.
Për t’i shmangur duhet të tregoni kujdesin e dukur ndaj lëkurës.
Ushtrimet dhe djersitja
Djersitja e tepërt, veçanërisht kur bëni stërvitje, mund të bllokojë poret në lëkurë duke shkaktuar puçrra. Mos harroni të bëni dush gjithmonë pasi stërviteni dhe lajeni fytyrën me një sapun për puçrra.
Përdorni produkte që bllokojnë poret e lëkurës
Shumë produkte përmbajnë përbërës që bllokojnë poret dhe mund të mos jeni të vetëdijshëm për këtë. Mundohuni të zgjidhni produktet e etiketuara “jo-komedogjene”.
Larja e fytyrës
Pastrimi i fytyrës është i rëndësishëm për të hequr pluhurin dhe make up-in. Por nëse e lani fytyrën shumë shpesh, atëherë e dehidroni atë nga vajrat natyralë, gjë që mund të shkaktojë acarim të puçrrave.
Harroni të fshini make up-in
Shumë gra flenë me make up gjatë natës dhe e pastrojnë vetëm në mëngjes. Ky zakon mund të shkaktojë puçrra.
Nuk pastroni furçat e make up-it
Nuk është e nevojshme t’i pastroni shpesh por as nuk duhet ta neglizhoni plotësisht. Furçat dhe sfungjerët mbledhin shumë baktere që bien në kontakt në drejtpërdrejt me lëkurën.
Periodat
Prodhimi i androgjeneve shkakton stimulim të tepërt të gjëndrave të vajrave natyralë të lëkurës dhe mund të shkaktojë puçrra.
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…