Rritja drastike e temperaturave ka bërë që virozat e verës të jenë tani më të pranishme se kurrë! Një nga simptomat më të shpeshta dhe njëkohësisht më të bezdisshme janë hundët e zëna. Ti mezi merr frymë, nuk shijon asgjë dhe ndihesh gjatë gjithë kohës e pafuqishme për të shpëtuar nga bllokimi i tyre.
Ka diçka që mund të bësh, pa përdorur asnjë spray apo ilaç hundësh! Fillojmë?
1- Truku i parë është përkulja e kokës mbrapa, mbajtja e hundëve dhe e frymës, kështu:
Mbaje frymën sa më shumë të mundesh dhe kur të nisësh të marrësh frymë prapë, sinuset do të jenë pastruar. Siç duket kjo funksionon, sepse truri juaj shkon në mbijetesë kur kupton që nuk po merrni mjaftueshëm oksigjen dhe pastron sinuset.
2- Opsioni i dytë është pak më i ndërlikuar, por sërish bëhet lehtësisht edhe nga zyra.
Vendosni fort gjuhën në tavanin e gojës. Pasi të keni bërë këtë, bjerini vazhdimisht me dy gishta zonës mes vetullave dhe hundës. Përsëriteni të njëjtën sekuencë sërish dhe sërish për rreth 20 sekonda.
Kaq ishte! Mund ta bëni gjumin rehat!
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…