5 rregullat e arta që mund të ndiqni për t’iu përgjigjur më mirë vaksinës anti-Covid

Ndryshimi i disa sjelljeve mund të ndihmojë sistemin tonë imunitar t’i përgjigjet më mirë vaksinës anti-Covid: kjo është ajo që pretendojnë disa studime, të kryera megjithatë – është e rëndësishme të theksohet – në llojet e tjera të vaksinave.

Ndërsa është e vërtetë që faktorë të tillë si mosha ose gjinia nuk varen nga ne dhe nuk mund të kontrollohen, në vend të kësaj ekzistojnë pesë aspekte të jetës sonë të përditshme të cilave mund t’u kushtojmë vëmendje përpara se të marrim vaksinën anti-Covid.

1- Vaksina nuk dëshiron që të stresohemi. Sipas ekspertëve, arsyeja pse stresi do të ndikonte në suksesin e vaksinimit qëndron në praninë e dy hormoneve, adrenalinës dhe kortizolit, të cilat shkaktojnë një rritje të rrahjeve të zemrës dhe pengojnë funksionet e tretjes dhe imunitetit. Trupi ynë është plotësisht i përkushtuar për të luftuar stresin dhe nuk harxhon burime që tretin ose heqin qafe një virus: personat që preken nga stresi kronik janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj këtyre dy hormoneve dhe qelizat imune nuk reagojnë më siç duhet.

2- Vaksina kërkon individë të shplodhur. Gjatë të ashtuquajturit “gjumë të thellë” truri ynë rregullon kujtimet afatgjata dhe pastron mendjen nga toksinat e grumbulluara gjatë ditës, duke ndihmuar gjithashtu sistemin imunitar: kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të flesh mirë para se të marrësh një dozë vaksine, në veçanti për dy ditët e mëparshme. “Orët e gjumit dy netët para vaksinimit janë treguesi më i mirë i përgjigjes imune që do të ndodhë në muajt në vijim”, shpjegon Aric Prather i Universitetit të Kalifornisë, San Francisco.

3- Vetmia është armiku i vaksinës. Shkencëtarët e kanë lidhur vetminë prej kohësh me një përgjigje më të ulët imune ndaj vaksinimit: përkundrazi, të kesh një jetë shoqërore ose të jetosh me dikë do të lidhej me një përgjigje më të mirë ndaj vaksinave. Në këtë moment historik, shoqëria është gjëja e parë që sakrifikohet dhe harxhohet, por ekspertët këshillojnë të shmangin – sa më shumë që të jetë e mundur – izolimin, duke përfituar edhe nga takimet virtuale me miqtë dhe familjen. “Ndjenja e përkrahjes nga të tjerët jo vetëm që ul nivelet e stresit, por gjithashtu përmirëson gjumin, të dyja këto janë të rëndësishme për vaksinimin e suksesshëm”, thotë Sarah Pressman nga Universiteti i Kalifornisë, Irvine. Megjithëse mund të duket joshëse të kaloni një mbrëmje të shoqëruar me një shishe të mirë vere, veçanërisht në kohën e bllokimeve të mbrëmjes, është mirë ta shmangni atë: sipas OBSH, “studimet mbi këtë temë tregojnë se konsumimi i dozave të larta të alkoolit ka një ndikim i qartë negativ në përgjigjen imune “.

4- Para vaksinës Jo alkool. Ajo që ende nuk është e qartë për studiuesit është nëse edhe konsumi i moderuar mund të ketë efekte negative: disa studime duket se vërtetojnë të kundërtën, por ka nga ata që këshillojnë akoma kundër marrjes së tij, të tilla si Alexander Gintsburg, zhvilluesi i vaksinës Sputnik V, i cili rekomandon për të mos pirë për tre ditë pas vaksinimit, ose Anna Popova, kreu i Shërbimit Federal Rus për Mbikëqyrjen e Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit dhe Mirëqenies Njerëzore, i cili zgjat rekomandimin për dy javë para dhe tre javë pas inokulimit.

5- Bëni sport para dhe pas vaksinës. Ushtrimi ndihmon përgjigjen imune: një mënyrë jetese aktive do të kishte përfitime edhe më të mëdha për njerëzit e moshuar, sistemi imunitar i të cilëve është më i dobët se të rinjtë. Disa studime kanë treguar që ushtrimet para inokulimit dhe të pasurit e një stili jetese aktive do të përmirësonin përgjigjen imune. Lëvizja pas vaksinimit do të ndihmonte gjithashtu në kundërveprimin me ndjenjën e rraskapitjes, një efekt anësor i zakonshëm i vaksinave anti-Covid. (Focus)

Edel Strazimiri / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

postbck postbck

Recent Posts

Skënderbeun e helmuan osmanët me venedikasit në bashkëpunim

  Nga Fahri Xharra Që 550 vjet jetojmë me një mashtrim të madh turko-venedikas se…

52 mins ago

Dosja e CIA për Xhafer Devën,1947: Një politikan gjenial, i cili flet 10 gjuhë të huaja

    Nga dosja e CIA-s thuhet se Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në…

1 hour ago

Në telefonin tuaj iPhone ndizet papritur një dritë e vogël portokalli ose e gjelbër, zbuloni kuptimin e saj

  Ju ka shkuar ndonjëherë në mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe…

1 hour ago

Zhur, Prizren, 1971: Pamje të një dasme në fshatin Zhur të Prizrenit në vitin 1971 (VIDEO)

  https://www.facebook.com/watch/?v=901191661545165&t=0

2 hours ago

Sekretet e jetëgjatësisë së peshkaqenit të Groenlandës

Shkencëtarët realizojnë hartën e plotë gjenetike, mund të jetojnë mbi 400 vjet Realizohet harta e…

2 hours ago

Së shpejti do të mund t’i hamë këta gurë dhe arsyeja është shumë serioze

  Sipas këtij studimi të ri, çarjet dhe thyerjet e pranishme në këta shkëmbinj janë…

3 hours ago