<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pema Methusela është organizmi i gjallë më i vjetër që ekziston në botë

Nga Albert Vataj

Methusela është pemë 4.841 vjeçare, e cila ndodhet në Malet e Bardha, Kaliforni. Mosha dhe paraqitje e bëjnë atë një monument të natyrës, ndaj së cilës tregohet kujdes si për mbrojtjen, qoftë edhe e lënë sekret vendodhjen e saj, ashtu edhe për një mundësi klonimi.  Ajo nuk është vetëm organizmi i gjallë më i vjetër që ekziston në tokë, por shëmbëllimi më i përsosur i një gjallese në dëshmimin e moshës së vet. Më shumë se një pemë ajo është një monument i memuarit të jetëgjatësisë. Erërat e përbindshme, diejt përvëlues, akujt e sert e mijëra faktorë të tjerë kanë skalitur në të qëndresën. Kjo pemë ka sfiduar kohën që ka rendur me të dhe ka sjellë deri në vetëdijen e njeriut modern aftësinë që ka jeta.

Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë një mënyrë për klonimin e gjësë së gjallë më të vjetër në tokë. Është fjalë për një pemë që vazhdon të jetojë prej disa mijëra vjetësh dhe mund të vazhdojë të jetojë për disa mijëra vjet të tjera. Për mijëra vjet pisha e quajtur Methusela vazhdon qëndrojë kohës përballë erërave të ftohta malore diku rreth 250 kilometra nga Las Vegasit. Në vitet ’50 shkencëtarët zbuluan se kjo lloj peme është organizmi i gjallë më i vjetër që ekziston në botë, afro 4 mijë e 500 vjeçare. Shkencëtari Edmund Schuman arriti në këtë përfundim pasi analizoi mostra të lëvozhgës së pishës dhe pasi numëroi rrathët e trungut të saj. Sipas përllogaritjeve, thotë profesor Tom Harlan i universitetit të Arizonës, filizi i kësaj peme u shfaq rreth 8,700 vite më parë dhe që nga ajo kohë nuk ka pushuar së rrituri në lartësi e diametër. Leroy Johnson i shërbimeve pyjore thotë se Methusela duket se është e përjetshme dhe gjithmonë rritet. Asnjë e dhënë nuk tregon të kundërtën. Pema rritet, me ngadalë por rritet. Duket se rritja e ngadaltë po e vazhdueshme mund të jetë një nga të fshehtat e jetëgjatësisë së saj, thotë Leroy Johnson. Vendndodhja e saktë e kësaj peme është sekret dhe dihet vetëm nga zyrtarët e shërbimeve pyjore dhe shkencëtarët. Një përpjekje e kohëve të fundit për klonimin e saj nuk pati sukses, por shkencëtarët të cilët shpresojnë se një ditë do t’a zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë së kësaj pishe, do të përpiqen përsëri për ta klonuar atë.

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

15 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

15 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

16 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

18 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

19 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

19 hours ago