<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Histori krenarie dhe hidhërimi e një dinastie mjekësh, Familja Polena

Familja Polena, e nderuar dhe respektuar nga I gjithë populli I Korçës dhe më tej si një dinasti në lëmin e mjekësisë. Duke ju referuar librit “Udhëtim në mjekësinë korçare” të Doktor Gaqo Kane, historiku I familjes Polena është I shkruar me figura mjekësh që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19 dhe vazhdon akoma sot prej 4 brezash apo 175 vitesh.

Ajo fillon me Kostandinin (1853-1930) I cili lindi në Korçë. Mbaroi studimet e larta në Athinë, ku u specializua për kirurgji, obsetrikë gjinekologji dhe farmakologji.

Ai me plot gojë mund të quhet babai I kirurgjisë korçare, shkruan Doktor Gaqo Kane. Pas mbarimit të specializimit hapi klinikë private dhe më vonë kur u formua spitali I parë shtetëror u bë kirurgu I parë I tij në vitin 1914. Historia e jetës së Doktor Kostandinit është sa krenare aq edhe hidhëruese. Ai solli në jetë 9 fëmijë. Në fund të shekullit 19 Korça u përfshi nga një epidemi që I rrëmbeu këtij mjeku dy fëmijët e parë.

Mund të duket paradoks I pa imagjinueshëm, por gjatë epidemisë Doktor Kostandini solli vaksina nga Athina dhe shpëtoi qindra fëmijë,kurse për fëmijët e tij nuk I teproi asnjë. Vdiqën të dy, dhe ndërsa e shoqja që nuk ja fali asnjëherë këtë humanizëm të rrallë do t’ja kujtonte, doktori I përgjigjej se edhe ata fëmijë që shpëtuan ishin të tijët.

Fatkeqësitë në familjen Polena do të vazhdonin njëra pas tjetrës. Tragjedia do të vazhdonte me vdekjen e djalit tjetër, Themistokliut, vetëm pas pak kohësh vdekja I rrëmben edhe dy fëmijë të tjerë; vdes papritur djali 17 vjeçar Vasili dhe e bija 20 vjeçare Helena. Nga nëntë fëmijët, dr. Kostandinit I mbetën dy djemtë Niko dhe Sotiri.

Nikua mbaroi në vitin 1924 universitetin në Athinë, I specializuar për obstetër-gjinekologji e radiologji. I fejuar me Julinë, vajzën nga familja Fundo, patën fat tragjik. Në fund të muajit mars të vitit 1930, çifti së bashku me disa miq nga Greqia po bënin shëtitje me varkë në liqenin e Pogradecit.
Aksidentalisht, varka u përmbys dhe të gjithë personat e hipur në të u mbytën. Një tragjedi e rëndë që tronditi Korçën, e cila u vesh në zi atëkohë. Pas pak muajsh, I goditur nga fatkeqsitë e njëpasnjëshme, vdiq I pari I familjes Polena, dr. Kostandini.

Tani familjes I kishte mbetur vetëm një djalë, Sotiri, I cili kthehet në Korçë në vitin 1930 pas specializimeve në klinikat e njohura të kohës në Gjermani.

Ai aplikoi kirurgjinë moderne, dhe metodat operatore bashkëkohore. ‘Në qoftë se dr. Kostandinin e quajtëm babain e kirurgjisë korçare, të birin, dr. Sotirin mund ta konsidrojmë si pionierin e kirurgjisë moderne shqiptare’ shkruan dr. Gaqo Kane.
Tre nga fëmijët e dr. Sotir Polenës u bënë mjekë.

Rea, vajza e madhe gjinekologe. Ida, radiologe dhe Adhoni mjek obstetër-gjinekolog. Viola, vajza e dr. Adhonit ëdhtë mjeke obstetër-gjinekologe në Francë. Mbesa e dr. Polenës, Elda, është mjeke në Korçë. Profesioni I mjekut në familjen Polena përcillet nga një brez në tjetrin, duke I dhënë emrin e një dinastie të famshme.

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

16 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

16 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

17 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

19 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

20 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

20 hours ago