<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Gjuha e Trollit”, shkëmbi më i rrezikshëm në botë

Një shkëmb që duket si gjuha e gurëzuar e dragonjve të legjendave. Përreth një humnerë ku shpaloset një nga peizazhet më marramendëse në botë, sipër fjordeve norvegjeze.

Është “Gjuha e Trollit”, një nga vendet më të fotografuara të vendit skandinav. 700 metra sipër ujërave të ftohta të liqenit Ringedalsvatnet, shkëmbi karakteristik arrihet pas një udhëtimi të mundimshëm, që nuk zgjat më pak se 5 orë, por pamja e bën atë një nga destinacionet e preferuara të dashamirësve të natyrës.

Në 2009, shkëmbin karakteristik e vizitonin pak qindra persona në vit. Vetëm 5 vite më vonë, vizitorët ishin 40 mijë. Rritja e pabesueshme ka një shkak të vetëm, rrjetet sociale.

Shpërndarja e pozave mahnitëse por edhe akrobatike  në buzë të shkëmbit e kthyen “Gjuhën” në një destinacion global të fotografive ekstreme, që marrin pëlqime pafund në platformat e ndryshme.

Nuk ka barriera aty, dhe vizitorët që lejohen nga mesi i qershorit deri në shtator e marrin vetë koston e rrezikut. Nuk kanë munguar gjatë  viteve aksidentet, shpesh herë edhe tragjike.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj?

  Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…

20 hours ago

Ky mund të jetë kalendari më i vjetër, ja çfarë tregon

  Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…

21 hours ago

Zbulohet misteri i cunamit që bëri Tokën të vibronte për 9 ditë

  E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…

21 hours ago

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

  Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…

22 hours ago

Sëmundjet që shkakton lagështira në shtëpi

  Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…

22 hours ago

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

2 days ago