Kineastët dhe gjithë miqtë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit janë të tr, ishtuar për humbjen e skenaristit Kiço Blushi. Në hapësirën e vetëm një dekade, Blushi shkruajti katërmbëdhjetë skenarët më me ndikim në epokën e Kinostudios, duke filluar me “Beni ecën vetë” (1975) të Xhanfise Kekos, dhe duke përfunduar me “Gabimin” e Drita Koçit (1986).
Mes këtyre viteve, Kiço Blushi shkruajti disa nga filmat më të njohur të kinematografisë shqiptare: “Koncert në vitin 1936” (1978) të Saimir Kumbaro, dr, amën familjare të Dhimitër Anagnostit “Në shtëpinë tonë” (1979) dhe filmin epik me regji të Viktor Gjikës, “Nëntori i dytë” (1982).
Blushi studioi letërsinë ruse dhe atë shqiptare, dhe përkushtimi i tij ndaj fjalës së shkruar është i dukshëm në gjithë punën e tij.
Z. Kiço Blushi krijoi personazhe dhe histori që do të jetojnë gjatë në kulturën shqiptare… Në nder të tij, po ndajmë pak sekuenca nga filmi më i shtrenjtë i prodhuar në periudhën e Kinostudios, “Nëntori i dytë”, i restauruar nga “Projekti i Kinemasë Shqiptare” (ACP), në laburatorin ColorLab të SHBA-së./Aktoret Shiptare
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…