<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Harta e sigluar nga Papa Klementi, ku Kruja cilësohet “Atdheu i Skënderbeut”

Armand Plaka

Një hartë shumë interesante, e sigluar në vitin 1689 nga Papa Klementi XI me origjinë shqiptare (Gjon Françesk Albani l, Papa 243 i Kishës Katolike) mund ta gjesh sot të riprodhur falë digjitalizimit në shumë burime alternative, por ajo që përbën risi e duhet vlerësuar është fakti se nëse e sheh me vëmendje, atëherë e kupton se përveç një toponimie shumë të pasur, aty gjen edhe cilësime si “Kruja, atdheu i Skënderbeut” apo “Kalaja e Skënderbeut” në grykëderdhjen e lumit Ishëm.

Po aq interesant është fakti se veç Prezës e Petrelës, aty gjen të përmendet edhe vetë Tirana nën toponimin “Terrana”. Po ashtu, nëse vijon më tej në jug a veri, do gjesh plot lokalitete, qytete e rajone, si Dukagjini, Tomorica dmth Tomori, Mirdita ( Miriditi) dhe Oroshi, Blinishti, Laçi, Kaçinari, Gjadri, Jubani, Mesi, Drishti, Kelmendi ( Clementi) Pulti, Shkodra, Gruemira, Ulqini, Dragusha, Dajçi, Kepi i Rodonit, Zadrima, Durrësi, Lezha, Mati, Kalaja e Bashtovës pranë Kavajës, Kanina, Gjiri i Vlorës, Sazani, Malbardhi, Selita, Lura, Ohri, Hasi, Dibra, Dibra e Poshtme, Tepelena, male e vendbanime të kohës, derisa më poshtë e gjithë zona e jugut, cilësohet si Epiri ose si sinonim i saj përdoret termi “Bassa Albania” d.m.th. “Shqipëria e Poshtme”.

Disa toponime përbëjnë vështirësi për t’u identifikuar nëse nisesh nga emërtimet që ato mbartin sot, përveçse harta është përpiluar disi edhe në mënyrë të përgjithshme, joracionale, në raporte jo fort të sakta, duke mos iu përgjigjur 100 për qind realisht shtrirjes fizike në terren.

Çuditërisht nuk gjen dot në këtë hartë Elbasanin apo dhe Korçën. Vihet re se shumë lokalitete mbartin akoma kryqin, çka na jep të kuptojmë se kemi të bëjmë me zona të besimit katolik a të krishterë ortodoks nga veriu në jug, të tilla si Shën Mëria, Shën Aleksandri, Shën Martini, Shën Stefani, Shën Gjergji, etj. Nga vetë diçitura zyrtare e hartës në fjalë, shohim se Shqipëria cilësohet ndryshe edhe si “Maqedonia Perëndimore”.

Vetë harta na përcillet nga viti i largët 1689, pra në kufijtë ekstremë të Mesjetës së Vonë, pikërisht në një kohë kur tashmë shqiptarët kishin kryer një pjesë të madhe të konvertimit të tyre në Islam dhe kur mendohej se emri Skënderbej ishte harruar. Ajo është prodhim italian nga Roma, nën autorësinë e Giacomo Cantelli-t dhe mundësuar në atë kohë për publikim nga Domenico de Rossi.

Në origjinal harta ka emërtimin nga italishtja (dhe jo latinisht): “Albania Propria ouero Superiore detta anche Macedonia Occidentale” ose në shqip: “Shqipëria ose Shqipëria e Epërme, ndryshe e njohur edhe si Maqedonia Perëndimore”. Ajo që e bën më interesante edhe dedikimi që i bën hartës në fjalë më një tekst homazh ndaj sakrificave të shqiptarëve, Papa Klementi XI, duke theksuar se “u bënë dy shekuj që Shqipëria qan largimin e bijve të saj…”.

Harta është përpiluar 11 vite para se Gjon Françesk Albani të shpallej Papë, ndërsa ishte akoma në postin e Sekretarit të Brevave ( Dekreteve Papnore). Roli i pinjollit të familjes Albani me origjinë nga Kurbini, dihet botërisht se ishte shumë i spikatur në unifikimin dhe rilindjen e krishtërimit në Shqipëri dhe interesi i tij për vendin e të parëve mbeti i pandryshuar në të gjitha fazat e jetës së tij para se të hipte në fronin e lartë papnor.

postbck postbck

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

2 days ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

2 days ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

2 days ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

2 days ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

3 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

3 days ago