Në bazë të disa studimeve të cilat i sjell revista britanike “Telegraph”, çaji i zi do të mund të parandalonte humbjen e masës së eshtrave në periudhën më të vonshme kohore apo në pleqëri, pasi që çaji përmban antioksiduesin i cili mundet ta ndalojë humbjen e masës së eshtrave. Sipas studimeve çaji i zi po ashtu do të mund të ndihmonte në shërimin e osteoporozës, por se duhet të konsumohet në sasi të madhe, kanë vërtetuar ekspertët japonezë që ishin marrë me studimin.
Skipi i ekspertëve i prirë nga shkencëtari i njohur Keiza Nishikawanga universiteti Osaka kanë vërtetuar se antioksiduesi “teaflavin-3” (TF-3) ndikon në atë mënyrë që pamundëson funksionimin e enzimave të ADN-së, që e dëmton indin e eshtrave. Në bazë të studimit që ishte botuar në revistën mjekësore “Nature Medicine”, minjtë të cilët kishin vuajtur nga osteoporoza kishin marrë “TF-3” kishin volum më të madh të masës së eshtrave, në krahasim me ata që kishin masë të shëndetshme kurrizore. Në bazë të studimit, personat e rritur do të duhej të pinë 60 gota me çaj të zi brenda tri ditëve për t’i vërejtur ndryshimet në eshtra. Osteoporoza sidomos prek femrat në moshën e shtyrë.
Historia e shqiptarëve në dy shekujt e fundit nuk mund të kuptohet vetëm përmes krijimit…
Çfarë na mëson një studim mbi fiset shqiptare për leximin e historisë së Peshterit.[1] Nga:…
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…
Një vendim që disave u kushtoi jetën, të tjera i ndau nga familja…
Shumë njerëz nuk i kushtojnë shumë vëmendje gulçimit kur ngjiten shkallëve, duke e konsideruar…
Mjekja endokrinologe Bariola Duro, në kuadër të ciklit të podcasteve “Obeziteti, le të…