Numri i personave që kanë probleme me dëgjimin ka ardhur duke u shtuar këto vitet e fundit. Kufjet që përdoren për të dëgjuar muzikë, mospastrimi, infeksionet, tensioni ose mungesa e një vizite te mjeku janë disa nga arsyet që ju rrezikojnë të prekeni nga sëmundjet e veshit. Mjekët këshillojnë që sapo të keni dhimbje në vesh, duhet të bëni një vizitë.
Shkaktarët
Ka dy mundësi kur vuani nga një dhimbje e papritur e veshit, ose keni një infeksion, ose një sëmundje që mund të keni në trup ju shkakton shqetësim. Në rastin kur keni infeksion, mënyra e vetme është vizita te mjeku dhe trajtimi i infeksionit duke bërë lavazh kanalit të veshit.
Kjo mënyrë bën të mundur heqjen e infeksionit që mund të jetë mbledhur në zona të ndryshme. Më pas nëpërmjet një fitili, arrihet që të shpërndahet i gjithë infeksioni i mbledhur. Gjatë kësaj kohe nga mjekët do të merrni një recetë me antibiotikë për t’u kuruar dhe për të larguar përfundimisht infeksionin.
Nëse një person ka dhimbje në vesh dhe shkon merr vetë ilaçe në farmaci, atëherë më shumë mundësi infeksioni do të shtohet dhe mund t’ju duhet një operacion për ta hequr. Për dhimbjet e veshit nuk ka qetësues që t’ju shërojë veç
mjekut.
Zhurmat, shkaktarët
Cilado qoftë origjina, zhurmat shpeshherë përbëjnë një motiv autentik ankthi për pacientët që janë viktima të tyre, në mjediset e heshtura këto zhurma aurikulare duken më të forta dhe më këmbëngulëse dhe gjithë përqendrimi i atij që vuan shkon në shqetësimin që ka, derisa përfundon që të mos mendojë dot për gjë tjetër.
Zakonisht, shqetësimi nuk është aq intensiv dhe nuk zgjat aq shumë në kohë sa të turbullojë shumë jetën e pacientëve, megjithatë gjithmonë është pengesë e bezdisshme, më mirë është të eliminohet. Por është e nevojshme “të njihet” para se të luftohet, duke sqaruar natyrën e tij të vërtetë.
Zhurma me bazë muskulare
Zhurma të lehta kërcitëse, të shkurtra dhe pa ndonjë rëndësi të veçantë, mund të vijnë nga tkurrja e muskujve që rrethojnë gypin e Eustakut (kanalin e hollë që lidh faringun me veshin) ose të muskujve që zhvendosin qiellzën e butë ose veshjen qiellzore (membranën tërthore në të cilën varet e dala mishore e fundit të gojës) veshja e qiellzës, kur ngrihet gjatë gëlltitjes e çon ushqimin në ezofag dhe pengon të hyjë në rrugët e frymëmarrjes.
Po kështu janë të neglizhueshme zhurmat që ndihen gjatë përtypjes pas lëvizjes së muskujve që ngrenë dhe ulin nofullën. Këto zhurma muskulare përmirësohen me marrjen e vitaminës E dhe preparateve që rrisin në përgjithësi elasticitetin dhe tonin e muskujve me majë (glikokoli dhe të ngjashëm me të).
Zhurmat që shkaktohen nga ndryshimet e tensionit
Ekzistojnë edhe zhurma, më të shpeshta se të mësipërmet, që shkaktohen nga ndryshimet e tensionit të gjakut, kur ky është tepër i ulët, si në rastin e të paushqyerit ose të dobësisë së përgjithshme, ose tepër i lartë në raste të tjera zhurmat vërehen gjatë ndryshimeve të shpejta të tensionit si në rastin e emocioneve intensive, të sforcimeve ose në kushtet e paqëndrueshmërisë së tensionit të gjakut.
Edhe një gjendje anemike mund të shkaktojë zhurma të këtij lloji. Natyrisht në këtë rast kura do të synojë në korrigjimin e sëmundjes së gjakut dhe të qarkullimit të tij që është përgjegjësi për shqetësimin, preparate hipotensivë, ekstrakte të gjëndrës surrenale, ekstrakte të mëlçisë, hekur, acid folik, vitaminë B12 mund ta kryejnë shumë mirë këtë punë.
Zhurma që shkaktohen nga veshi i mesëm
Është e natyrshme që zhurmat (akufenet) ta kenë origjinën e tyre dhe nga shqetësimet e vetë organit të dëgjimit. Ato që shkaktohen nga trupa të jashtëm në kanalin e jashtëm aurikular, si goditjet, dylli ose proceset inflamatore akute të veshit të jashtëm (foruncoli) kanë karakter të përkohshëm dhe korrigjohen me lehtësi.
Zhurmat që shkaktohen nga veshi i mesëm (dhoma e timpanit) janë shumë të bezdisshme, nganjëherë pulsuese dhe nganjëherë të vazhdueshme, dhe shoqërohen gjithmonë nga një shkallë shurdhimi. Kur shkak është një otit akut i qelbëzuar (kataral), kurat moderne me antibiotikë dhe ndoshta thithja kirurgjikale e lëngut inflamator mund të eliminojnë shpejt shqetësimin.
Kurat mjekësore dhe kirurgjikale nuk janë aq të efektshme kur kemi të bëjmë me qelbëzime kronike të tubave ose me otite që shkatërrojnë ose dëmtojnë formimet e vogla kockore të veshit alternimet e vetë kanalit akustik – që përbën strukturën më të specializuar të veshit mund të shkaktojnë zhurma (kongjestione, gurgullime të likuidit të djersës, hemorragji lokale) për të cilat janë të efektshme kurat me vitaminë A, vaj dregëze, kanforë, pomadë për qafën, uretan dhe oleat etili, esencë niauli.
Zhurma me bazë toksike
Jo rrallë në duhanpirës kronikë helmimi nga duhani shkakton zhurmat në vesh madje edhe një gjendje marramendje të lehtë, që zhduken shpejt pas lënies së duhanit. Këtu kemi të bëjmë me një veprim helmues të nikotinës mbi terminalet e nervit akustik në rrugë të drejtpërdrejtë , por edhe me një veprim indirekt të tymit që rrit tensionin e gjakut, favorizon lindjen e arteriosklerozës dhe rëndon nëse ajo është e pranishme, veçanërisht duke dëmtuar enët e vogla të gjakut të veshit të brendshëm.
Edhe teprimet e kafesë mund të shkaktojnë të njëjtin efekt dhe analogjikisht një kontroll më i madh i përdorimit abuziv të këtyre intosikantëve çon në efekte të favorshme. Nuk duhen harruar dhe medikamente si kinia, acidi acetilsalicilik dhe streptomicina, që mund të dëmtojnë dëgjimin.
Zhurma me bazë nervore
Nevralgjitë e nervit akustik, pasojat e traumave të kafkës, gjendjet e ezaurimentit nervor (përveç ndotjes akustike profesionale në disa raste) mund të jenë përgjegjëse për zhurmat, të cilat shumicën e herëve mund të zbuten nga të gjithë faktorët që ndihmojnë në shëndetin dhe mirëqënien fizike dhe mendore të pacientëve, ndërsa rëndohen nga nxitësit e natyrave të ndryshme që veprojnë në drejtim të kundërt.
Mosdalja në mjedise të hapura dhe mosbërja e ushtrimeve, puna e tepërt, pushimi i pamjaftueshëm, lodhja intelektuale, gjendja e konvaleshencës pas sëmundjeve të rënda infektive dhe mbi të gjitha preokupimet, gjendjet e ankthit dhe pakënaqësitë i bëjnë akufenet më intensivë dhe të bezdisshëm.
Përkundrazi, një jetë e shëndetshme dhe higjienike, e bazuar në një ekuilibër të drejtë të veprimtarisë dhe dëfrimit, larg helmimeve të çfarëdolloji, me ushqim të mirë dhe pa tensione nervore të tepërta synon të zvogëlojë zhurmat aurikulare, duke ua lehtësuar pacientëve hallet e tyre.
Mbrojtja
Nëse doni të mbroni veshët, atëherë mos përdorni kufje për të dëgjuar muzikë. Një studim në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar se kufjet dëmtojnë veshin me 30%, nëse ato përdoren rregullisht për një periudhë 6-mujore. Dëmtimin më të rëndë kufjet e shkaktojnë tek fëmijët. Veshi i fëmijëve është shumë i ndjeshëm ndaj zhurmave, duke sjellë edhe dëmtimin e pjesshëm të tij. Gjithashtu, për të mbrojtur veshët duhet që t’i pastroni ata nëpërmjet kurave që jep doktori.
Pastrimi
Veshi ynë është i pajisur me një sistem të caktuar që kap (përmes dyllit) praninë e grimcave të huaja dhe mban konstante karakteristikat e membranës së daulles së veshit. Dylli është substancë që ka funksion mbrojtës.
Sa herë që sistemi i dëgjimit është në rrezik, pra edhe atëherë kur përdorim shumë kufjet, konsiderohen trup i huaj, sasia e dyllit rritet dhe kjo mund të sjellë një sërë problemesh, mes të cilave edhe të ashtuquajturën “taposje”.
Për këtë arsye, veshi kërkon një kujdes të vazhdueshëm dhe pastrim korrekt, në mënyrë që të shmangen shqetësimet e mundshme, të cilat lidhen me grumbullimin e tepërt të dyllit.
Nga Fahri Xharra Që 550 vjet jetojmë me një mashtrim të madh turko-venedikas se…
Nga dosja e CIA-s thuhet se Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në…
Ju ka shkuar ndonjëherë në mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe…
https://www.facebook.com/watch/?v=901191661545165&t=0
Shkencëtarët realizojnë hartën e plotë gjenetike, mund të jetojnë mbi 400 vjet Realizohet harta e…
Sipas këtij studimi të ri, çarjet dhe thyerjet e pranishme në këta shkëmbinj janë…