<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kur u vendosën shqiptarët e parë në Britani, mes tyre dhe Konica

Historia e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar nis në fillim të shekullit të 20, kur një grup i vogël i shqiptarësh mbërriti në këtë vend. Në mesin e tyre ishte një nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë, Faik Konica, i cili u vendos në Londër, ku dhe nisi të botonte revistën “Albania”.

Vetëm pak pas Luftës së Dytë Botërore numëroheshin rreth 100 shqiptarë në Britani. Pjesa më e madhe e tyre ishin nga Shqipëria, ndërsa shumë pak ishin nga Kosova.

Censusi i vitit 1991 tregon se ka pasur vetëm 338 shqiptarë të regjistruar në Angli. Në vitin 1993, shifra ishte rritur në 2,500. Shumica e tyre ishin të rinj kosovarë që i shmangeshin rekrutimit në Ushtrinë jugosllave, të cilët kishin kërkuar azil politik.

Në qershor të vitit 1996, një vendim i Gjykatës së Lartë pranoi se shqiptarët e Kosovës u persekutuan në ish-Jugosllavi. Kjo nënkuptonte se të gjithë shqiptarëve të Kosovës duhet t’i jepej leja e qëndrimit në Britani. Pas këtij vendimi, Britania u përball me një fluks të madh e të papritur të shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria, Republika e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia. Në fund të vitit 1997, në Britani jetonin rreth 30,000 shqiptarë.

Sipas censusit të viti 2011 shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar përbëjnë një komunitet prej 70,000 deri 100,000 banorësh. Në Angli e Uells jetonin 13,415 banorë të lindur në Shqipëri dhe 28,446 të lindur në Kosovë, në Skoci 196 nga Shqipëria dhe 215 nga Kosova dhe në Irlandën Veriore 55 nga Shqipëria dhe 44 nga Kosova.

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

12 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

12 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

13 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

13 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

13 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

19 hours ago