<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e krijoi Abedin Dino i Çamërisë

Abdyl Frashëri ndoqi këshillën e Abedin Dinos nga Preveza, një njohës i mirë i politikave të Perandorisë Osmane.

Nga Arben Llalla

U mbushën 139 vite nga themelimi i Lidhjes së Prizrenit, ku burrat e kombit shqiptar u mblodhën në këtë Lidhje për të marrë vendime të rëndësishme në mbrojtje të trojeve shqiptare. Shkak për krijimin e Lidhjes së Prizrenit u bënë vendimet e Konferencës së Berlinit, ku fuqitë e mëdha të atyre kohëve vendosën që trojet shqiptare të ndaheshim midis Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Në të vërtetë arkitekti i Lidhjes së Prizrenit është Abedin Dino nga Preveza, një njohës i mirë i politikave të perandorisë Osmane. Ai e këshilloi Abdyl Frashërin për themelimin e Lidhjes dhe ky i fundit ndoqi fjalën e Abedin Dinos.

I këtij mendimi është edhe historiani i njohur Paulin Z. Zefi, i cili shkruan:

“Historiografia shqiptare e përmend rëndom emrin e arkitektit të vërtetë të këtij “Kuvendi Kombëtar”, por ende më keq, duke mos i njohur atributet që i takojnë me shumë të drejtë këtij shqiptari të madh nga treva e bukur e Çamërisë tonë martire. Arkitekti i vërtetë dhe iniciatori i “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” nuk ishte patrioti Abdyl Frashëri, (deputet i Mizhlisit), por ai u zgjodh si i tillë, pasi ishte thjesht zbatuesi më i denjë i direktivave që mori pikërisht nga; ministri i Jashtëm i Perandorisë Osmane, shqiptari nga Preveza e Çamërisë, patrioti dhe intelektuali i shquar me përmasa europiane, Abedin Pashë Dino(1843-1906), i cili u lind në Prevezë.

Abedin Pashë Dino, si njohës shumë i mirë i politikës së jashtme europiane të kohës, e cila bazohej mbi parimin e “vetëvendosjes së popujve”, ju përvesh punës ku nëpërmjet krijimit të kësaj Lidhje Kombëtare, e cila do të sillte edhe njohjen e Çështjes Shqiptare në arenën ndërkombëtare duke luftuar me armë në dorë për mbrojtjen e tërësisë territoriale të katër vilajeteve shqiptare që në rrethanat e krijuara po shërbenin si plaçkë tregu në pazarin e pisët ndërmjet fuqive të mëdha, popujve shovinistë sllavo-grekë dhe Perandorisë Osmane, e cila duke qenë në grahmat e saj të fundit po dhuronte tokat shqiptare gjatë kësaj tentative të dëshpëruar për të shpëtuar zemrën e këtij shteti despotik të kalbur që nga themelet. Lavdi patriotit Abedin Pashë Dino!”

Duke patur parasysh faktin që Konferenca e Berlinit i nisi punimet më 13 qershor 1878, ndërsa Lidhja më 10 qershor, atëherë logjika e thjeshtë na shpie se përfaqësuesit shqiptarë në Lidhje kishin informacione për vendimet e Konferencës së Berlinit. Por, kush mund të kishte informacione më të sakta për këtë Konferencë? Kuptohet që ai ishte Abedin Dino, i cili qe njeri i afërt dhe i besueshëm në administratën e ngushtë të Sulltanit.

Kur u themelua dega e Lidhjes së Prizreni për të mbrojtur trojet shqiptare të Jugut që u quajt Lidhja e Jugut, Çamëria u zotua se do ofrojë 10 mijë burra me armë, nëse ka nevojë. Një shifër e madhe kjo, nëse bëjmë krahasimet me trevat e tjera shqiptare.

Baza e fundit e Lidhjes së Prizrenit që ra ishte ajo e Prevezës, ku Valiu i Janinës, Asim Pasha thirri për bisedime disa krerë të Lidhjes midis tyre Sulejman Bej Dinon nga Margëlliçi, Mustafa Beun nga Janina e Qazim Bej Preveza, e të tjerë në maj të vitit 1881 dhe i arrestoi me pabesi duke i internuar në Çanak-Kala në Dardanele deri në vitin 1883.

Pra, përse mbahen të fshehta këto fakte dhe shumë fakte të tjera për krenarinë e bijve të Çamërisë? Vallë rastësi? Jo, s’ka rastësi, dua të na zhdukin çdo kujtesë krenarie të Çamërisë dhe bijve të saj që nga koha e lashtë e deri më sot, sepse shqiptarët janë trashëgimtarët e vërtetë të Pirros, Aleksandrit, pasi nëna e tij ishte epirotase, rrjedhimisht çame.

Historia e vërtetë, pavarësisht shtrembërimeve që mund t’i bëhet gjatë viteve, nuk mund të zhbëhet, por do dalë në sipërfaqe në vendin dhe kohën e duhur për të na rikujtuar gëzimet apo dhimbjet që na ka shkaktuar.

postbck postbck

Recent Posts

Mehmet Gradica, një patriot i rrallë, komando i pathyeshëm i xhandarmërisë shqiptare

MEHMET GRADICA (1913-1945) Mehmet Gradica u lind më 1913 në Gradicë të Drenicës, në një…

18 hours ago

Eliminimi i opozitës dhe rruga e Zogut drejt Presidencës së parë!

Nga: Romeo Gurakuqi Fundi i Luftës së Parë Botërore ka qenë një kohë dramatike për…

18 hours ago

Dorëshkrim i rrallë i Esat Pashë Toptanit, letër drejtuar parisë së Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë

Bajraktari i Bushkashit e Krenët Sod po ju baj me dit me anët Kësaj letrës…

19 hours ago

Shqiptarët në holok’aust para heb’renjve

Isuf B.Bajrami Golgotha Shqiptare Leo Freundlich, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga…

19 hours ago

Thesari ynë në botë: Raritetet e Prizrenit dhe të Shqipërisë në koleksionin e Mary Edith Durham në Muzeun Bankfield, Britani e Madhe!

Nga: Jahja Drancolli Thesari ynë në botë: Raritetet e Prizrenit dhe të Shqipërisë në koleksionin…

2 days ago

Atentatorët komunistë shqiptarë të drejtuar nga terroris.të serbo-malazezë, sot 82 vjet më parë arritën të kryejnë attentat kundër Xhafer Devës

Si sot 82 vite më parë atentatorët Komunistë shqiptarë, të drejtuar nga misionarë terroristë serbo-malazezë,…

2 days ago