Qazim Namani
Kisha në fshatin Berivojcë gjendet në perëndim nga qendra e fshatit, në distancë prej rreth 3,2 km, dhe rreth 5km nga Dardana, në Koordinatat: N 42°32’53,41″ E 21°33’32,55,” dhe me lartësi mbidetare prej 608 m.
Te kjo kishë vërehen gurë me ornamente dekorative dhe simbole të kultit, për të cilët mendojmë se u ndërtuan nga popullata dardane gjatë mesjetës.
Në vitin 1934 me dhunë për në Turqi u shpërngulën 83 familje shqiptare, dhe fshati u popullua me kolon serbë.
Në këtë kishë ka pasur disa ndërhyrje gjatë konservimit dhe restaurimit të saj në vitet tridhjeta të shekullit XX, si dhe në vitin 2012.
Kisha është përvetësuar në vitet tridhjeta të shekullit XX, pas shpërnguljes masive të popullatës shqiptare në Turqi. Pas kolonizimit në kish, u bënë ndërhyrje të reja në freska me qëllim që të zhduken gjurmët arbërore.
Mbi freskat e mëhershme u pikturua kryqi rusë. Në dekadën e parë të shekullit XXI, u bënë ndërhyrje të reja konservuese, ku vërehen ndërhyrje dhe dëmtim të plastikës gurore në muret e jashtme.
Për ndërhyrjet e klerikve dhe restautorve nga Rusia në kishat dhe manastiret shqiptare në tokat e pushtuara gjatë krizës lindore 1878 dhe pas vitit 1912 kemi të dhëna edhe nga burimet e shkruara serbe.
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…