<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shtatë gjëra që (ndoshta) nuk i dini për Perandorët

Perandorët rrallë lindin, më shpesh ata e shpallin veten të tillë. Edhe pse po ta vëresh mirë, në histori, ky vrull i egos, nga Cezari deri tek Bokassa, duke kaluar nga Napoleoni, nuk ka sjellë shumë fat. Dhe me ligjin e të kundërtës, ka edhe nga ata që lindin perandorë dhe vdesin kopshtarë: sot ju sjellim  kuriozitete për mbretërit e mbretërve

CILI ËSHTË NDRYSHIMI MIDIS MBRETIT DHE PERANDORIT? Sot është e vështirë të kuptosh ndryshimin, i cili në botën e lashtë (dhe deri në fillimin e shekullit të kaluar) ishte shumë i qartë. Perandori është detyra më e lartë politike në rajonin ku qeveris. Mbreti, nga ana tjetër, nuk është domosdoshmërisht i njëjti: ai shpesh u jep haraç fuqive të tjera (perandorë, papë ose mbretër të tjerë). Ndërsa titulli i mbretit është kryesisht politik, titulli i perandorit nënkupton se kushdo që e merr atë është gjithashtu udhëheqës fetar. Jo vetëm kaq: ndërsa një mbret qeveris një territor (komb ose mbretëri) mjaft homogjen, një perandor ushtron pushtet mbi një territor të gjerë, i cili përfshin shumë kombe dhe mbretëri. Shkurt, perandori është ai që Persianët e quanin Mbreti i Mbretërve (Shahanshah).

PERANDORËT SOT. Perandori i vetëm i gjallë është Akihito, perandori i 125-të i Japonisë, që nga viti 1989. Por askush nuk e quan me emër: etiketa kërkon që ai të adresohet si Madhëria e Tij Perandorake (Tennō Heika). Mbretërimi i tij do të hyjë në histori si ai i Perandorit Heisei (arritja e paqes).

CEZARI. Edhe pse perandorët Romakë nuk ishin kurrë perandorë absolutë, sepse kompensoheshin në një mënyrë pak a shumë të fortë nga senati, është e gjithëpranuar që perandori i parë i vërtetë i historisë ishte Julius Caesar. Sidoqoftë, i pari që e përdori zyrtarisht titullin ishte biri i tij i birësuar Augustus (Perandori Cezar Augustus).

SINONIME. Në histori kanë ekzistuar tituj të ngjashëm me atë të perandorit, siç është Genghis Khan, një titull nderi i cili i përkiste udhëheqësit mongol Temujin: nga turqishtja khan (shefi), ndërsa gennhis ndoshta mund të nënkuptojë (oqean), prandaj Genghis Khan do të ishte ekuivalent me një shef oqeanik ose universal. Edhe koncepti i një kalifi është shumë afër me atë të perandorit mesjetar […] fuqitë e kalifit janë ato të një monarku absolut, përveç asaj që ka të bëjë me legjislacionin.

PERANDORI I FUNDIT. Mund të lindësh perandor dhe të vdesësh kopshtar, siç mëson historia e Puyi, i cili u bë perandor i Kinës dy muaj para ditëlindjes së tij të tretë në 1908. Pas revolucionit të 1911 u shpall republika dhe ai abdikoi, por historia e tronditur politike e Kinës që nga ai moment përcaktoi jetën e tij, treguar në filmin Perandori i fundit nga Bernardo Bertolucci. Puyi u bë perandor i shtetit të kukullave japoneze të Manchukuo, në vitet 1930, i kapur nga Ushtria e Kuqe në 1945, “ri-edukuar” nga administrata e Mao Zedong, i cili i dha atij një punë si kopshtar, dhe pastaj u persekutua gjatë Revolucionit Kulturor.

TË VETËSHPALLUR. Shpesh perandorët vetëshpallen: Napoleoni u vetëkurorëzua perandor i francezëve më 2 dhjetor 1804, në katedralen e Notre-Dame në Paris, duke hequr kurorën nga duart e Papa Pius VII, për të sanksionuar me atë gjest autoritetin e tij absolut, madje edhe mbi Kishën. Një tjetër shembull i pafat për vetë-shpallje është ai i Vittorio Emanuele III i Savojës, Perandori i Etiopisë nga 1939 deri më 1943.

IMPERAT-HORROR. Perandori i fundit i bërë vetë ishte Jean-Bédel Bokassa, i cili u vetëshpall perandor i Republikës Qendrore të Afrikës në 4 dhjetor 1977 (173 vjet dhe dy ditë pas idhullit të tij, Napoleon). Ende sot ai mbahet mend si perandori kanibal, pasi Amnesty International zbuloi në maj 1979 se mbi njëqind fëmijë ishin masakruar në Bangui “me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të perandorit”. Më vonë është folur edhe për pjesët njerëzore të gjetura në frigoriferin e tij dhe për një diktator të etur për gjak, Bokassa i cili nuk kritikonte praktikat e kanibalizmit (edhe pse nga kjo akuzë e fundit ai u lirua gjatë gjyqit që iu nënshtrua në 1987).

NË FUND, MBRETËRIA E KAFSHËVE. Perandorët ekzistojnë edhe në mbretërinë e kafshëve, por më shumë në emër sesa në të vërtetë. Më i famshmi është perandori pinguin, i cili quhet kështu sepse është pinguini më i madh dhe më i gjatë në botë (mesatarisht 115 cm). Por ka edhe perandor akrep (perandori Pandinus, i cili si i rritur arrin gjatësinë e jashtëzakonshme prej 22 cm) dhe perandori peshku engjëll (Pomacanthus imperator, i konsideruar një nga peshqit më të bukur në botë). (bota.al)

postbck postbck

Recent Posts

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…

12 hours ago

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

13 hours ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

13 hours ago

Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi

Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…

14 hours ago

Burra shqiptarë të Ibaracit pranë Rozhajës, dëshmi historike nga viti 1924

Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…

14 hours ago

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…

15 hours ago