<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vepra që i mbijetoi shekujve pas mureve të Parisit

Ndërsa rinovonin një shtëpi mode në Paris, arkitektët zbulojnë pikturën e shekullit XVII. Vepra me dimensione të mëdha është një telajo në vaj nga Arnould de Vuez. Nga nënshkrimi që kanë zbuluar arkitektët, kjo vepër është realizuar në vitin 1674 nga një prej artistëve të preferuar të Mbretit Luigji XIV.

Nga shtëpia e modës Oscar de la Renta, arkitektja Nathalie Ryan tregon se surpriza të tilla has jo pak në punën e saj, me objekte që fshihen për vite të tëra diku, por një vepër të këtyre përmasave dhe të kësaj rëndësie e zbulon për herë të parë. Por ndërsa është zbuluar një vepër e madhe arti, mbetet ende mister se si piktura ka përfunduar në këtë ndërtesë të Parisit.

“A është një vepër e grabitur? Është gjetur dhe fshehur nga dikush, në këtë lagje të Parisit, apo ka qenë një dhuratë për familjen që mund të ketë banuar këtu? Këtë nuk e dimë. Ndoshta mund të jetë fshehur përtej murit për t’i mbijetuar luftës e bombardimeve. Nuk di të jap një përgjigje. Është një mister I madh që duhet hetuar. Por, besoj se kjo pikturë i përket këtij vendi dhe duhet të qëndrojë këtu. Një vepër arti në hollin pritës të një shtëpie mode do të ishte fantastike”
Nathalie Ryan, arkitekte

Mendohet se De Vuez punonte atë kohë për Mbretin Luigj dhe se kjo vepër përshkruan momentin triumfues të hyrjes së Luigjit XIV dhe gjithë trupës së tij diplomatike në Jeruzalem.

postbck postbck

Recent Posts

Si do të duket tregu i automjeteve në vitin 2035?

Një analizë e re nga kompania konsulente “Boston Consulting Group” (BCG) hedh dritë mbi të…

6 minutes ago

Substanca më e shtrenjtë në Tokë kushton 140 milionë dollarë për gram, por çfarë është ajo?

Ari, diamantet dhe platini njihen për vlerën e tyre të lartë, por ekziston edhe një…

26 minutes ago

Vikingët dhe arbërit: A u takuan në Ballkan?

Luftëtarët e Veriut mbërritën në Ballkan, shërbyen në ushtritë e Bizantit dhe u përfshinë në…

38 minutes ago

Katër ushqimet “vrasëse” për veshkat që i konsumoni çdo ditë

Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…

24 hours ago

A është më e shëndetshme të hahet molla me lëvore? Ekspertët japin përgjigjen

    Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…

24 hours ago