Së fundmi në vendin tonë është parë një shpend i rrallë – Qyqja me çafkë (Clamator glandarius)

Së fundmi në vendin tonë është parë një shpend i rrallë. Qyqja me çafkë (Clamator glandarius) është shpendi më i rrallë që shihet në vendin tonë, që për herë të parë ka ndërtuar dhe fole. Atlasi Evropian i Shpendëve Folezues (EBBA2) thekson se popullata folezuese e këtij lloji në Shqipëri është raportuar në nivelet e 1-9 çiftesh dhe vetëm në zonën ligatinore Shkumbin-Seman dhe atë të Drinos.
Ndër të tjera mësohet se ky është një shpend që e fut edhe Vjosë-Nartën në territoret e folezimit të këtij lloji.

“Kërkuesit tanë, për herë të parë e hasën çiftin e qyqes me çafkë në fillim të muajit prill dhe më tej territori është vizituar disa herë deri në fillim të muajit maj duke e hasur çiftin në çdo vizitë kërkimore. Në një rast qyqja me çafkë u vërejt fare pranë folesë së një laraske, që me shumë gjasë është një prej foleve ku ka lëshuar së paku 1 vezë, pasi sikurse dihet, të dy llojet e qyqeve që hasen në vendin tonë janë parazitare të foleve të shpendëve të tjerë (kryesisht të llojeve të familjes së korbave). Kjo gjetje dëshmon edhe njëherë diversitetin e lartë të shpendëve në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë, dhe veçanërisht në habitatet tokësorë gjysmënatyralë që shtrihen kryesisht në pjesën veri-perëndimore”, thekson Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. /traditat, Instagram /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Mënyra e duhur për ta zgjedhur parfumin

Zgjedhja e një parfumi është një proces shumë personal. Caterina Catalani, drejtoreshë e Floris London,…

48 mins ago

Përfitimet shëndetësore që ofrojnë gjethet e mentës

Gjethet e mentës kanë vite që vlerësohen nga njerëzit për shijen unike që ofrojnë, por…

1 hour ago

Përdorimi i bluzave me fjongo, politikë e grave të fuqishme

Bluzat që kanë fjongo, e cila lidhet te qafa, kanë evoluar në një simbol të…

2 hours ago

U vetëflijua në kullën e tij në Vraninë, heroi Oso Kuka shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Heroi shqiptar Oso Kuka i cili u vetëflijua brenda kullës së tij në Vraninë për…

2 hours ago

Spiro Bellkameni, testament i gjallë i shpirtit të pamposhtur shqiptar

“Liri a vdekje!” Një betim i thjeshtë, i prerë si një goditje shpate, shkruar jo në…

2 hours ago

Doktorët përmendin tri nga arsyet për rritjen e rasteve me kancer të gjirit

Kohët e fundit janë raportuar rritje të rasteve me kancer të gjirit edhe te moshat…

2 hours ago