<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shënimi i Enverit: Kosovarët të vijnë si turistë dhe të bëjnë propagandë të mirë, por Sigurimi Shtetit do ketë telashe…

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme me siglën “Tepër sekret”, i cili i përket vitit 1980, ku Ministri i Punëve të Brendshëm të asaj kohe, Feçor Shehu, informon sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxhën lidhur me shqiptarët e Kosovës dhe atyre të visve të tjera në Jugosllavi që do të vinin si turistë në Shqipëri.

 Nga Dashnor Kaloçi 
 emorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme me siglën “Tepër sekret”, i cili i përket vitit 1980, ku Ministri i Punëve të Brendshëm të asaj kohe, Feçor Shehu, informon sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxhën lidhur me shqiptarët e Kosovës dhe atyre të visve të tjera në Jugosllavi që do të vinin si turistë në Shqipëri. Sipas raportit të Ministrit të Punëve të Brendshme, nga 2847 shtetas të huaj të ardhur si turistë në Shqipëri në periudhën korrik-gusht të vitit 1980, 74 prej tyre dyshoheshin si agjentë të zbulimeve të huaja dhe nga ata, 46 ishin nga Jugosllavia, shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Shënimi i Enver Hoxhës mbi raportin e Sigurimit të Shtetit, ku ai sugjeron që “kosovarët do të vijnë në Shqipëri si turistë dhe të bëjnë propagandë të mirë, por kjo gjë natyrisht që do i krijojë probleme dhe telashe Sigurimit të Shtetit, se nuk ka punë pa telashe…”?!

Përpara tre katër vjetësh, në një nga pronocimet e rralla të saj në shtyp, e veja e ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, Nexhmije Hoxha, foli edhe për problemin e shumëdiskutuar në media, atë për “korrigjimin e kufijve të Kosovës”. Ndërmjet të tjera ajo vuri në dukje “dashurinë e madhe që kishte pasur Enver Hoxha për Kosovën dhe se çfarë kishte bërë ai për Kosovën dhe kosovarët….”?! Pa dashur të komentojmë fjalët e saj, është vendi të thuhet se; dihet botërisht fati tragjik i emigrantëve kosovarë që erdhën në Shqipëri nga viti 1949 e deri në shembjen e regjimit komunist, pasi që nga viti 1991 e në vazhdim, janë bërë publike me dhjetëra e dhjetëra dokumente arkivore apo dëshmi të ndryshme, se si një numër shumë i madh shqiptarësh të Kosovës apo nga vise të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, kanë vuajtur në burgjet apo kampet e internimeve të Shqipërisë komuniste. Janë të njohura tashmë historitë e kampit të internimit në Llakatund të Vlorës, i hapur enkas që në fillimin e viteve ’50-të, për “sistemimin” e emigrantëve shqiptarë që vinin këtej kufirit nga represioni i egër serb dhe kryesisht politika rankoviçjane. Në atë kamp, por dhe të tjera kampe internimi në fushat e Myzeqesë etj., kanë kaluar disa vite një kalvar të rëndë edhe emra të njohur tashmë, si studiues, historian, shkrimtarë, artistë etj., njerëz të letrave, si: Nazmi Berisha, Esat Myftari, Gani Demiri Ratkoceri, Kapllan Resuli, Sadri Ahmeti, Namik Luci, Estref Kelmendi, Shefqet Kelmendi, Selim Kelmendi, Preloc Margilaj, Zef Gjeloshaj, etj., etj., ku shumë prej tyre vdiqën burgjeve të atij regjimi. Por pa hyrë fare në këto histori që tashmë janë shumë të njohura, se cila ka qenë “dashuria” e Enver Hoxhës për Kosovën dhe kosovarët, veç të tjerash na e bën të ditur një dokument arkivor i vitit 1980, ku Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Feçor Shehu, ndërmjet të tjerash e informon Enver Hoxhën edhe mbi ata shqiptarë të Kosovës apo të viseve të tjera në Jugosllavinë e asaj kohe, që vinin si turistët në Shqipëri. Kështu, sipas dokumentit në fjalë, vetëm për periudhën korrik-gusht 1980, nga 2847 persona të ardhur si turistë në Shqipëri, 74 prej tyre dyshoheshin si agjentë të zbulimeve të huaja, dhe nga këta, 46 ishin nga Jugosllavia. Pra jo vetëm nga sa më sipër cituam, por i gjithë brezi që e ka jetuar atë kohë e kujton fare mirë se mbas çdo kosovari, regjimi komunist shikonte një agjent të UDB-së?! Gjë e cila konfirmohet edhe nga ky dokument që publikohet për herë të parë dhe ekskluzivisht nga Memorie.al.

postbck postbck

Recent Posts

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

1 hour ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

2 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

2 hours ago

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

23 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

1 day ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

1 day ago