<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Rëndësia jetike e kalciumit përgjatë gjithë jetës, produktet ku gjendet

Marrja e sasisë së duhur të kalciumit çdo ditë është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të kockave gjatë gjithë jetës.

Informacione Bazë Mbi Kalciumin

Kalciumi është një nga mineralet më të domosdoshme në organizëm.

Ai është i nevojshëm për enët e gjakut, funksionet e muskujve, komunikimin nervor, hormonet.Reklamë

99 përqind e kalciumit që gjendet në organizëm ruhet në kocka dhe dhëmbë dhe pjesa e mbetur përdoret për funksionet e lartpërmendura. Gjatë gjithë jetës, kockat i nënshtrohen një procesi të vazhdueshëm rimodelimi dhe kalçiumi përthithet dhe depozitohet në kockat e reja ose aty ku ka më shumë nevojë.

Ekuilibrat mes përthithjes dhe depozitimit të kalciumit ndryshojnë në varësi të moshës.

Përthithja është më e lartë në fëmijëri dhe adoleshencë ndërkohë që pas kësaj periudhe përthithja dhe depozitimi i kalciumit është i ekuilibruar.

Sasia e Nevojshme Ditore e Kalciumit

Duke qenë se kalciumi nuk prodhohet në organizëm ai duhet marrë kryesisht nëpërmjet ushqimit.

Sipas të dhënave disa ushqime në veçanti plotësojnë shumë prej nevojave ditore për kalcium. Qumështi dhe produkte të tjera të bulmetit janë shumë të pasur me kalcium. Megjthatë, kalciumi gjendet edhe tek brokoli, arrorët, produktet e sojës, barishtet e ndryshme dhe në veçanti tek spinaqi.

Ekspertët thonë se sasia ideale ditore e kalciumit duhet të jetë 1,000 miligramë. Kjo sasi mund të merret mjaft mirë duke pasur një regjim të balancuar ushqimor. Një gotë me qumësht apo me kos ofron 300 miligramë kalcium.

Të moshuarit ose njerëzit e prekur nga osteoporoza kanë nevojë për më shumë kalcium. Këtë nevojë ata mund ta plotësojnë duke marrë edhe suplementë shtesë.

Njerëzit që nuk kanë tolerancë të lartë ndaj laktozës apo produkteve të bulmetit, mund të marrin 400 deri në 500 miligramë kalcium në ditë. Rrjedhimisht në këtë rast nevoja për suplement është e pashmangshme. Megjithatë, nuk duhet abuzuar me suplementët e kalciumit.

Ekspertët rekomandojnë që në këto raste të merret vetëm një kapsulë në ditë, sipas rekomandimit të mjekut.

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

2 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

2 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

3 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

5 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

6 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

6 hours ago