<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

SHQIPTARËT RISHKRUAJNË HISTORINË! Nga Dhimitri i Arbrit, Skënderbeu e deri tek “Aliu i diskutueshëm”…

Akademia e Shkencave do të sjellë tanimë, falë një projekti madhor, historinë e shqiptarëve: nga antikiteti deri në ditët tona.

Një botim në tre vëllime ka një fond që kap shifrën e 300 milionë lekëve dhe do të realizohet përgjatë tri viteve. Xhufi, për mediet thotë se, është “një tekst ndryshe, një vepër sintetike në tre vëllime. Do të jetë një tekst reference, për albanologët e huaj”.

Sa i takon Mesjetës, e njohur edhe si epokë e errët, Xhufi premton risi, falë kërkimeve në arkiva. “Janë bërë kërkime në arkivat e Vatikanit, Venecias e Spanjës. Sigurisht do jetë një tekst që flet për gjithë periudhën, sepse historia nuk nis me Skënderbeun, është vijim, i një lufte për një mbretëri që nis me Dhimitrin e Arbrit”, – theksoi.

Por, si do të jenë termat që përdoren? A do të reshtë debati, mbi pushtimin a sundimin osman? Për Xhufin, ky ka qenë debat në medie, jo mes historianësh.

“Çështja pushtim a sundim nga osmanët, ka qenë një debat mediatik, jo mes historianësh. Pasi u pushtuam me rënien e Shkodrës, pati një periudhë të gjatë sundimi nga osmanët, por kur megjithatë, vijoi raporti me perëndimin”, – pohoi ai.

Ndonëse është një histori e shkruar në ditët tona, projekti lë jashtë studiuesit shqiptarë që nuk jetojnë në Shqipëri dhe albanologët e huaj. Xhufi thotë se albanologët e huaj, me këtë tekst, do të shohin se ç’shkruajnë shqiptarët për veten. Qasja e një mbivlerësimi të Ali Pashë Tepelenës, që herë trajtohet si mizor e herë si shqiptari i madh i Janinës, do të ketë në këtë tekst një përgjigje.

“Ali Pasha nuk ishte kampion i të drejtave të njeriut, sepse para disa dhjetëvjeçarësh, Franca kishte gijotinën. Ali Pasha, ishte një despot oriental, por kishte një projekt. Donte një shtet pa Osmanët, në aleancë me Perëndimin” – vlerëson Xhufi.

Por, thembra e Akilit në gjithë projektin mbetet historia e komunizmit: ballistë, legalistë, komunistë, stalinistë, trockistë dhe një vend i mbyllur prej nga ku, nuk dilej. E njëjta peshore do të masë, anët pozitive dhe ato negative dhe, si dhe jetët njerëzore. Qasja e historianëve për të, – sipas Xhufit –  është e qartë.

“Mos kini dyshime, për komunizmin do thuhen të tëra. Që nga të këqijat, meqë jeni më të interesuar për të këqijat dhe deri te të mirat, e interesi kombëtar”, – shpreht Xhufi.

Në këtë hulli, kampi i Tepelenës, ribëhet çështje dhe qasja e studiuesve mbi të. Vetë Xhufi, u përfshi në debat vite më parë.

“Unë atëherë, gjykoja që burgu i Burrelit ishte më mirë për muze, sepse ka qenë burgu ku ka pasur më shumë tortura dhe ka qenë më jetëgjatë. Debati im për Kampin e Tepelenës ka qenë i tillë, që unë besoja se nëse do të bëhet një muze për të kujtuar persekutimin ishte më mirë të bëhej Burreli se Tepelena. Sipas dokumenteve të CIA-s, kushtet në kampin e Tepelenës ishin më mirë se në Burrel. Unë nuk e kam mohuar kampin e Tepelenës, ka qenë çështje precedence” – ka saktësuar ai.

Në vazhdën e këtij debati, gjate Ditëve të Kujtesës në shkurt, akademiku Austriak Oliver Schmitt, u shpreh se Shqipëria i shpërfill kampet komuniste dhe historianët shqiptarë janë inekzistentë, ndërsa vërente, se ish nomenklatura vë ende pengesa. Kritikave të Schmitt, Xhufi iu përgjigjet duke thënë se “e kam vlerësuar Schmitt si medievist, megjithatë, trajtimet e Schmitt për Skënderbeun, janë të diskutueshme. Schmitt flet për Skënderbeun si ekstremistët” – tha Xhufi.

Pëllumb Xhufi ka një përgjigje edhe për debatin, që ka kaluar pothuaj në heshtje: elitat e vjetra në kohë të reja dhe vendi që zunë në shoqëri intelektualët e para 1990-ës.

“Shcmitt e quan Aleks Buden, historian nomenklature. Buda ishte shkolluar në Austri dhe njihte mirë edhe kulturën gjermane, ai njihet Gëten përmendësh. Por për fat të keq, Shcmitt ka rënë në pozitat e historianit të politizuar. Meqë unë kam lindur në vitet 1950, sipas tij duhet të iki, të shes banane”, tha Xhufi.

Aleksandër Meksi, GjonBerisha, Sonila Boçi, Ledia Dushku, Marenglen Verli, Apollon Baçe, Paska Milo, Muzafer Korkuti, Saimir Shpuza, Luan Përzhita, janë disa prej emrave që do punojnë në projektin e historisë, që do të drejtohet nga Xhufi dhe Neritan Ceka. /konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

4 days ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

4 days ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

4 days ago

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

4 days ago

1448 — Planet sekrete për shkatërrimin e Skënderbeut

Më 27 qershor 1448, Republika e Venedikut harton udhëzime sekrete për të dërguarin e saj…

4 days ago

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe…

4 days ago