<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sa e madhe dhe nga se ishte e përbërë ushtria romake?

E stërmadhe, multikulturore, shumë e kushtueshme. Kjo ishte ushtria romake në vitet e fundit të perandorisë. Ajo nuk kishte asgjë të përbashkët me ushtrinë e parë, të themeluar sipas legjendës nga mbreti i parë i Romës, Romuli, përmes rekrutimit të vullnetarëve nga 3 fiset që hodhën bazat e mbretërisë.

Që nga vitet e monarkisë, njësia themelore e ushtrisë romake ishte legjioni. I pari përbëhej nga 3.000 ushtarë këmbësorë dhe 300 kalorës, të zgjedhur nga popullata romake e moshës midis 17-46 vjeç. Ushtarët nuk paguheshin për këtë angazhim.

Madje ata duhet të paguanin vetë për armatimin e tyre. Më të varfrit ishin ata të këmbësorisë, ndërsa më të pasurit ishin kalorësit. “Pagat” e para për ushtarët u shfaqën rreth shekullit V Para Krishtit, por në fillim ato ishin shumë të ulëta. Shpesh ushtarët pasuroheshin me “plaçkën e luftës”, dhe me “dhuratat” që gjeneralët u ofronin herë pas here trupave.

Në kohën e Hanibalit

Me lindjen e Republikës Romake, ushtria u nda në dy legjione, ku secili komandohej nga një konsull, dhe përbëhej nga maksimumi 10.000 legjionarë dhe rreth 600 kalorës. Kur Hanibali, udhëheqësi i Kartagjenës kaloi Alpet në vitin 218 Para Krishtit) për të zbritur drejt Romës, ushtria romake ishte rritur ndjeshëm tashmë, dhe numëronte deri në 23 legjione që ishin shpërndarë në mbarë Italinë, Iliri (në gadishullin Ballkanik), Sardenjë, Siçili dhe Gali (Franca e sotme).

Perandoria

Mbi 150 vjet më vonë, kur Jul Çezari u vra në vitin 44 Para Krishtit, legjionet nga 23 ishin rritur në 37. Dhe pas luftës civile midis Çezarit dhe August Oktavianit, ato u shtuan më

tej si numër. Disa prej tyre u vendosën në Maqedoni, në Lindje, dhe të tjerat në Afrikë. Sidoqoftë, menaxhimi i tyre nuk ishte pa probleme. Pikërisht për këtë arsye Augusti u përpoq t’i reformonte legjionet, duke krijuar një ushtri profesioniste të përbërë nga 28 legjione (më vonë ku numër u zvogëlua në 25), e përbërë nga një total prej 145.000 burrash që shërbenin për jo më pak se 16 vjet.

Ushtarëve “profesionistë”, iu shtuan edhe legjionarët e thjeshtë:në përgjithësi ushtria perandorake në vitet e Augustit, përfshinte rreth 250.000 ushtarë që kontrollonin një territor tepër të madh, duke filluar nga Atlantiku në Perëndim, në lumin Eufrat në Lindje, dhe nga Holanda në Egjipt.

Shifrat e mëdha

Kur flasim për ushtrinë romake, nuk i referohemi vetëm legjionarëve. Atyre iu bashkuan trupat ndihmëse (ose trupat mbështetëse, të rekrutuara në territoret e pushtuara), ato të Gardës Pretoriane (që ruanin zakonisht perandorin dhe personalitetet më me ndikim), dhe trupat e flotës ushtarake.

Në vitet e para të Perandorisë Romake, ushtria përbëhej kryesisht nga italianët. Por në vitet e sundimit të Perandorit Neron (vitet 37-68 Pas Krishtit), ushtria e Romës filloi të bëhej multikulturore. Dhe në kohën e perandorit Trajan (53-117 Pas Krishtit) raporti midis italianeve dhe të huajve u bë 1 me 4:Shumica e ushtarëve, ishin në fakt të rekrutuar nga provincat në të cilat ishin të vendosura legjionet.

Me kalimin e kohës rritja e forcave të armatosura nuk u ndal. Gjatë sundimit të Septim Severit (145-211) ushtria numëronte 442.000 ushtarë, ndërsa në shekullin III-të makineria romake e luftës arriti në rreth 500.000 ushtarë, nga të cilët 200.000 ishin legjionarë.

Në ato vite shpenzimet ushtarake, zinin rreth 75 për qind të buxhetit të shtetit. Shpenzimet “sociale” ishin praktikisht jo-ekzistente. Pjesa tjetër e parave u shpenzua për ndërtime në Romë dhe në provinca. Kulmin ushtria romake e arriti nën sundimin e perandorit Konstandin (272-337), me rreth 645.000 ushtarë në total. 

postbck postbck

Recent Posts

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

1 hour ago

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

2 days ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

2 days ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

3 days ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

3 days ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

4 days ago