Në këto ditë të shek. XXI shumëkush mund të pyesë se përse i detyrohemi kaq shumë këtij njeriu, i cili ka jetuar rreth një shekull e gjysmë më parë.
Ditët që jetojmë dhe ato që do të vijnë, në të gjithë botën kanë si problem kryesor energjinë, e cila ka burime të ndryshme si hidrike, termike, mekanike, bërthamore, diellore, etj., por një rezultat të vetëm, shndërrimin e këtyre energjive në energji elektrike dhe transportimin në mijëra kilometra larg, e më pas shfrytëzimin e saj në jetën e përditshme në të gjithë sektorët e jetës.
Por, pakkush e di se kujt ia detyrojmë këtë “nder” kaq të madh, që për nga rëndësia është pothuajse njësoj me shpikjen e “rrotës” dhe përgjigjja është Nikolla Tesla. Të gjithë sot përdorim celularët, aparatet satelitore, pajisje wireless për telefoni dhe internet, dhe që të gjitha këto punojnë mbi të njëjtin parim, atë të transmetimit të sinjalit nëpërmjet valëve elektromagnetike, dhe përsëri këtë “nder” ia dedikojmë të njëjtit person, Nikola Tesla. Të gjithë dëgjojmë radio dhe shohim TV falë tij, madje nga zbulimet e fundit ka dalë që edhe shpikja e telefonit nuk është e Bell-it apo e Meucci-it, por e vetë Nikola Teslës.
Në vitin 1883, Nikolla Tesla demonstroi për herë të parë në Strasburg prototipin e motorit me induksion, por rrethi i shkencëtarëve europianë në atë kohë ishte tepër radikal për të kuptuar idetë e tij. Duke parë këtë fakt, në vitin 1884 Tesla pranon të punojë për Thomas Edison në New York, me një rekomandim për Edisonin nga shkencëtari i madh i asaj kohe, Charles Batchelor, i cili i shkruante Edisonit: “Unë njoh dy njerëz të mëdhenj në këtë botë, njëri je ti, ndërsa tjetri është ky djalosh”. Nikola filloi të punonte në laboratorët e Edisonit në New Jersey, por shumë shpejt lindën divergjencat nga idetë brilante të Teslës, të cilat Edison i shihte shumë të rrezikshme për biznesin e vet.
Në atë kohë, ai pak rrjet elektrik që ishte ngritur ishte bazuar mbi rrymën e vazhduar dhe kishte shumë kufizime, ku më kryesorja ishte kufizimi në distancë i transportimit të energjisë, i cili ishte vetëm 3 km dhe për të transportuar këtë energji përdoreshin kabllo përcjellëse të trasha dhe rigjeneratorë të energjisë. Në këtë moment, Tesla mbështetet për eksperimentet e tij nga bankieri i famshëm i asaj kohe, Morgan. Tesla arrin që më 1888, duke pasur si bazë teorinë e tij për fushën magnetike rrotulluese, të marrë patentën për gjeneratorin polifazë të rrymës alternative si dhe për të gjitha pjesët e tjera të rrjetit të rrymës alternative për transformimin, transportin, shpërndarjen dhe përdorimin e saj. Në vitin 1895 bëhet realitet ëndrra e Nikolës për të shfrytëzuar energjinë mekanike të ujit të ujëvarës së Niagarës për të prodhuar energji elektrike, duke ndërtuar hidrocentralin e parë në botë. Motorët elektrikë, të bazuar mbi teorinë e Teslës, pushtuan globin.
Edhe në ditët tona, të gjitha makineritë elektrike bazohen mbi teorinë e këtij gjeniu. Motori me induksion elektrik i Tesles është klasifikuar si një nga 10 shpikjet më të mëdha të njerëzimit. Nikola Tesla nuk u mjaftua vetëm me shpikjet e sistemit të rrymës alternative i cili ndryshoi mënyrën e jetesës në botë, por atij i dedikojmë edhe shpikje të tjera, si drita fluoreshente, llamba me gaz, neoni, komunikimet valore, sistemet valore të transmetimit të energjisë, rrezet lazer, telekomandat, shpikjet e para në robotike etj. Ai gjatë gjithë jetës regjistroi rreth 700 patenta shpikjesh në të gjithë botën dhe hodhi idetë e para në përdorimin e energjisë diellore dhe asaj detare. Shumë koncepte të Nikola Tesles akoma janë të pazbërthyera dhe të pakuptueshme për botën e shkencëtarëve. Në vitin 1896 Nikola Tesla botoi artikullin shkencor për rrezet X, për të cilat më vonë Wilhelm Rontgen do të merrte patentën, por Tesla me gjenialitetin e tij, që e bënte në shumë raste edhe një njeri kapriçoz dhe të “çmendur”, asnjëherë nuk pretendoi pronësinë e kësaj shpikjeje. Po në këtë vit, 1896, Tesla botoi edhe një material ku përshkruante hollësisht në një skemë të gjithë elementët e një transmetuesi radio që më vonë u përdor nga Markoni. Gjithashtu, po këtë vit ai shpiku edhe anën tjetër të komunikimit valor, aparatin marrës dhe arriti që për herë të parë të transmetonte dhe të merrte një sinjal pa fije.
Në vitin 1901, me ndihmën e Morganit, Tesla ndërton “Wardenclyffe”, laboratorin e tij të ri ku ndërtoi edhe kullën e tij të famshme, e cila ishte e lartë rreth 60 metër dhe kishte një kupolë në majë të saj me diametër 21 metër që do të ishte transmetuesi i parë në botë i energjisë pa fije dhe stacioni i parë broadcast i valëve elektromagnetike. Pikërisht këtu fillon dhe “çmenduria” e Tesles. Ai kërkonte që me anë të shpikjes së tij të transmetonte energji valore në të gjithë botën, duke furnizuar kështu me energji anijet në det të hapur, të furnizonte trenat, industrinë dhe shtëpitë e njerëzve, duke arritur deri aty sa të komentonte se shpikja e tij mund të përdorej edhe për komunikimet jashtëtokësore.
Pikërisht këtu lind mosmarrëveshja e tij me Morganin, i cili i ndërpret fondet Tesles për kërkimet e tij. Në vitin 1917, kulla e famshme e cila u përdor për qindra eksperimente të Tesles do të shkatërrohet nën pretekstin e sigurisë kombëtare; ishte koha e Luftës së Parë Botërore. Tesla kërkonte që të transmetonte energjinë në sipërfaqen e tokës. Për këtë, Tesla mendoi që të përdorte Tokën si përcjellëse dhe më vonë si kapacitor të energjisë, por Toka deri në atë kohë ishte përdorur si “tokë” në teorinë e elektricitetit dhe mund të shkarkonte çdo kondensator.
Por, ai hodhi idenë që mund të emetonte energji të mjaftueshme në Tokë dhe ta kthente atë në një kondensator gjigant dhe për këtë filloi eksperimentet në kullën e tij duke përfituar nga një marrëveshje me hidrocentralin e Colorado Springs për të përdorur energji pa pagesë. Në atë kohë, nga eksperimentet e Tesles bari përreth laboratorit të tij natën shkëlqente me drita vezulluese të kaltra, ndërsa njerëzve që ecnin aty pranë u kërcisnin hapat sikur të ecnin mbi një rërë të trashë.
Në një natë vjeshte, Tesla me anë të pajisjes së tij që e quante “Transformatori i shkëlqyeshëm”, arriti të pomponte në sipërfaqen e Tokës një tension 1 milion volt. Rryma përshkoi globin me shpejtësinë e dritës dhe mbërriti në anën tjetër të tij, duke u rikthyer mbrapsht, por duke dobësuar intensitetin. Por, Tesla në rezonancë me kthimin arrinte të pomponte përsëri rrymë, duke e forcuar valën ashtu siç bëhet me një lisharës. Fenomeni erdhi duke u forcuar dhe shkaktoi djegien e siguresave në hidrocentral, por edhe rrufe gjigante pranë laboratorit si dhe një tërmet prej rreth 5 ballë. Në vitin 1917, Tesla ndërton një stacion, i cili nëpërmjet valëve elektromagnetike zbulonte vendndodhjen precize të anijeve armike, sistem i cili do të quhej radar në Luftën e II-të Botërore. Nikola Tesla vdiq më 7 janar 1943, në një dhomë të hotelit “Neu Yorker”, ku kaloi 10 vitet e fundit të jetës së tij. Materialet shkencore nga puna e tij u sekuestruan nga FBI-ja dhe u cilësuan sekret shtetëror.
Po kush është Nikolla Tesla?
Nisur nga emri i tij, Nikolla Tesla nuk është serb. Familja e tij ishte nga Sanxhaku, i banuar nga shqiptarë edhe sot. Babai i tij nuk njihte shkrim e këndim dhe në një ditë u bë prift i krishterë ortodoks i quajtur Milutin. Emri i të ëmës së tij ishte Gjuka, qartësisht një emër shqiptar. Për shkak të dëbimeve të Serbisë kundra shqiptarë veçanërisht në mesin e shekullit XIX, familja e tij u zhvendos në fshatin Smiljan të Kroacisë perëndimore. Nikola Tesla lindi atje më 10 Korrik 1856.
Gjuha Shqipe nuk ishte në përdorim dhe shkollat shqiptare nuk lejoheshin në shekullin XIX. Prandaj Nikola Tesla paraqitet me njohurinë e gjuhëve serbe dhe gjermane që pat mësuar në shkollat fetare apo shtetrore. Pasi mbaroi Institutin Politeknik në Grac të Austrisë, u diplomua në Pragë. Ai e filloi karrierën duke punuar fillimisht si inxhinier elektrik në Budapest, në vitin 1881 dhe dy vjet më vonë u zhvendos në Paris, duke punuar për shpikësin e madh të atyre kohëve, Edison në një prej filialeve të “Continental Edison Company”.
Në këtë pamje të viti 1880 Nikola Tesla paraqitet me veshjen popullore shqiptare të Shqipërisë së Veriut apo Dardanisë. Familja e tij e pat marrë me vete atë veshje popullore si një shenjë shumë e çmuar që sinqerisht trashëgonte origjinën e tyre. Nikola Tesla paraqitet i veshur ashtu në vitin 1880 para se të nisej për në Pragë të Çekisë, më pastaj në Budapest, Paris, e të arrinte në Nju Jork në vitin 1884.
Nga Saimir Lolja (studiues)
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…
Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…