Një fermer në Belgjikë ka ndryshuar aksidentalisht kufirin e vendit të tij me Francën. Fermeri ishte duke ecur në pyll kur guri që ndan kufirin mes dy shteteve i zuri rrugën traktorit të tij.
Kështu, ai e zhvendosi atë vetëm pak metra, duke shkaktuar një incident që mund të shkaktonte trazira ndërkombëtare, por që është pritur me buzëqeshje në të dyja anët e kufirit.
“Ai e bëri Belgjikën më të madhe dhe Francën më të vogël, nuk është ide e mirë”, tha David Lavaux, kryetari i fshatit belg Erquelinnes, për kanalin televiziv Francez TF1.
Autoritetet lokale belge planifikojnë të kontaktojnë fermerin për t’i kërkuar atij që të kthejë gurin në vendin e tij origjinal. Nëse kjo nuk ndodh, çështja mund të përfundojë në Ministrinë e Jashtme belge, e cila do të duhet të thërrasë një komision kufitar franko-belg.
Kufiri midis Francës dhe Belgjikës shtrihet në 620 km. Ai u krijua zyrtarisht nën Traktatin e Kortrijk, nënshkruar në 1820 pas disfatës së Napoleonit në Waterloo. Guri daton që nga viti 1819, kur kufiri u shënua me të për herë të parë.
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…