Shkencëtarët shpjegojnë se duke e tepruar me kripën, njeriu është më i prekur nga ishemia, sëmundjet e zemrës dhe probleme të ndryshme me funksionet e trurit.
Deri më tani, ekspertët kanë pranuar se kripa e tepërt rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tensionit të lartë të gjakut, shkruan ” U.S. National Library of Medicine”
Një studim i publikuar në revistën Nature Neuroscience, arrin në konkluzionin se kripa e tepërt shkakton mangësi në funksionet e trurit tek njeriu.
Shkencëtarët shpjegojnë se duke e tepruar me kripën, njeriu është më i prekur nga ishemia, sëmundjet e zemrës dhe probleme të ndryshme me funksionet e trurit.
Të dhënat shkencore tregojnë se kripa arrin të dëmtojë funksionin e qelizave endotheliale brenda enëve cerebrale të gjakut.
Problemet me këto qeliza, përfshirë këtu edhe furnizimin e mangët të trurit me oksigjen, përbëjnë gjenezën e shumë sëmundjeve kronike.
Roli i Fortë i Kripës në Shëndetin e Stomakut Dhe Trurit
Studimi i përmendur më lart vëzhgoi rolin e kripës në shëndet për një periudhë 12 javore.
Gjatë kësaj periudhe, eksperimentoi tregoi se një regjim ushqimor me shumë kripë prish funksionin e qelizave të trurit.
Ky regjim gjithashtu pakëson furnizimin e trurit me oksigjen.
Nga ana tjetër, shkencëtarët zbuluan se kripa rrit nivelin e rruazave të bardha të gjakut që gjenden në stomak dhe mbajnë emrin TH17.
Numri i lartë i tyre rrit nivelin e një molecule L-17 që nxit inflamacionin.
Prania e saj ka ndikime negative në shëndetin cerebrovaskular.
Ky zbulim, të cilit i referohet agroWeb.org, nënvizon praninë e një lidhjeje të fortë mes stomakut dhe trurit.
Kjo lidhje duhet marrë në konsideratë në përzgjedhjen e një regjimi ushqimor.
Ndryshimet Në Regjimin Ushqimor Kanë Efekt Shërues
Lajmi i mirë sipas ekspertëve, është se ndikimet negative të kripës mund të zbrapsen.
Kjo ndodh nëse njeriu bën ndryshimet përkatëse në regjimin ushqimor.
Rezultatet në eksperimentet e kryera janë premtuese thonë shkencëtarët.
Sipas tyre, nuk është kurrë vonë për të bërë zgjedhje të shëndetshme.
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…