Sa zgjatë kokë-dhimbja nga migrena?

Këto simptoma shpesh nuk mund të shfaqin dhimbje koke, kështu që mund të jetë e vështirë të identifikohen.

Dhimbja e kokës nga migrena nuk është shaka dhe shpesh duket sikur zgjat përgjithmonë, shkruan “AgroWeb”.

Ashtu si çdo person është unik, ashtu është edhe çdo fazë e migrenës.

Bazuar në studimet dhe në fjalën e ekspertëve, iu njohim më shumë me fazat e migrenës dhe disa këshilla se si mund t’i trajtoni dhimbjet e kokës nga migrena.

Migrena ka 4 faza:

Faza paralajmëruese
Këto simptoma shpesh nuk mund të shfaqin dhimbje koke, kështu që mund të jetë e vështirë të identifikohen.

Ato zakonisht zgjasin diku nga 1 deri në 24 orë, para se të kaloni në fazën tjetër.

Simptomat përfshijnë:

-lodhje

-ndryshime humori, të tilla si nervozizmi

-etje ose dëshirë e shtuar për ushqime të caktuara

-ankth

-qafë e ngrirë

Faza e aurës
Faza e aurës është një dukuri që prek deri në 25% të njerëzve që përjetojnë sulme të migrenës.

Aurat kanë një larmi të gjerë të simptomave neurologjike, të cilat zakonisht ndodhin para sulmit kryesor tek të rriturit.

Në këtë fazë ju mund të vini re:

-drita vezulluese

-njolla me ngjyrë ose të errëta

-linja zigzage

Ju gjithashtu mund të përjetoni:

-ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje

-marrjamendje

-ankth

-konfuzion

-dobësi

Aurat gjithashtu mund të ndikojnë në dëgjim ose të folur dhe në raste të rralla mund të shkaktojnë gjendje të fikëti ose paralizë të pjesshme.

Simptomat e aurës zakonisht zgjasin nga 5 minuta në 1 orë dhe nganjëherë mund të mos shoqërohen me dhimbje koke.

Dhimbja e kokës (ose sulmi kryesor)
Për shkak se shumë sulme nuk përfshijnë simptoma aurele, kjo fazë mund të ndodhë menjëherë pas “fazës paralajmëruese”.

Simptomat e kësaj faze janë:

-ndjeshmëri ndaj zhurmës, dritës, aromës ose prekjes

-dhimbje koke pulsuese në njërën ose në të dy anët

-dhimbje në rritje, e shkaktuar nga lëvizja ose aktiviteti fizik

-shikim i turbullt

-të përzier ose të vjella

-marramendje

-humbje e oreksit

Kjo është faza më e paparashikueshme dhe mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë.

Simptomat mund të bëhen aq të forta, saqë mund të mos jeni në gjendje të kryeni aktivitetet e përditshme.

Faza e rimëkëmbjes
E keqja ka mbaruar, por kjo fazë mund të vijë me një larmi simptomash.

Këto simptoma mund të zgjasin një ose dy ditë dhe janë:

-lodhje

-depresion

-eufori

-dobësi

-marramendje

-konfuzion

Si Mund Ta Trajtoni Migrënën Në Kushte Shtëpie!
Përveç përdorimit të medikamenteve qetësuese ose ilaçeve që doktori ju ka rekomanduar, ekzistojnë disa trajtime të thjeshta që ja vlen t’i provoni.

Ato janë :

– Shmangni ndriçimin e ashpër dhe tingujt e lartë. Qëndroni në një hapësirë ​​të qetë, ulni dritat dhe përpiquni të relaksoheni.

– Nëse ushtroni pak presion në zona të caktuara të trupit tuaj ose të kokës mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve.

– Pini ujë! Hidratimi është shumë i rëndësishëm, veçanërisht gjatë një sulmi të migrenës.

– Provoni vajrat esencialë si livando dhe mentja, ato kanë veti të shkëlqyera qetësuese.

– Vendosni një kompresë të ftohtë. I ftohti ndihmon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe lehtësimin e dhimbjeve.

– Provoni pak kafeinë, ajo ngushton enët e gjakut dhe përdoret zakonisht për të trajtuar dhimbjet e kokës. Kërkimet tregojnë se kafeina mund të ketë efekte të fuqishme në sulmet e migrenës.

– Kufizoni kohën e qëndrimit para ekranit sepse drita nga pajisjet tuaja dixhitale mund t’i përkeqësojë simptomat.

postbck postbck

Recent Posts

Pesë shenjat e hershme që tregojnë se vuani nga tensioni i lartë

  Tensioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk…

18 hours ago

Të mirat dhe të këqijat e fasuleve

  Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe shpesh mund ta gjeni në tryezat e…

5 days ago

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

2 weeks ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

2 weeks ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

2 weeks ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

2 weeks ago