<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Historiani dhe poeti francez,figurat që brohoritën Skënderbeun dhe e quajtën Akil…

Zhak Lavardin (Jasques Lavardin shek. XVI): Ishte lord francz i Plessiss dhe Bovrrot, botoi në Paris (1567) librin “Historia e Gjergj Kastriotit” të quajtur Skënderbe, mbretit të shqiptarëve (Syrnomme Scanderbeg, roy d’Albaniae).

Kjo vepër u botua në Londër e përkthyer në gjuhën angleze në vitin 1596. Pjesën më të madhe të saj autori e ka marrë nga libri i Marin Barletit-vepra ka në parathënie një biografi për Skënderbeun dhe një gravurë.

Në këtë vepër janë botuar tre soneta nga Pier Ronsar (mik i Lavardinit) dhe dy të tjera nga dijetari Florest Krestien. Dy sonetet e fundit u drejtohen francezëve që Historia e Skënderbeut që Historia e Skënderbeut t’u shërbejë atyre të lënë grindjet dhe të imitojnë Skënderbeun.

Skënderbeu ngrihet si një figurë që duhet të zgjojë e të ngrejë peshë popujt dhe mbretërit e Evropës:

“Merr Lavarden, burijen që dikur

Pat Skënderbeun dhe lajmëro mbretërit

Për detyrën që kanë kundër Barbarisë!”

Zhak dë Lavardin u drejtohet fisnikërisë franceze: “Kjo është jeta e Gjergj Kastriotit, mbret i shqiptarëve, emri i pavdekshëm i të cilit meriton padyshim të përmendet në tempullin e kujtimit.”

Autori vë në dukje luftërat dhe përpjekjet mbinjerzore të kryetrimit shqiptar për ruajtjen e pavarsisë dhe fitimin e lirisë.

Miku i Zhak Lavardinit, Pjer Ronsar (Pierre de Ronsard, 1524-1585), isht një poet i shquar francez. Udallua nga rryma humaniste si lirik dhe mjeshtër i baladës e tingëllimës. E quan Shqipërinë një vend që pjell burra luftëtarë të tillë si Pirrua dhe Skënderbeu.

Pjer Ronsar, poet i shek. XVI, i pari që lartësoi figurën e heroit kombëtar shqiptar.
Shkroi tingëllimin “O shqiptarë prej fatit të sjellë”, ku ngre lart figurën e Skënderbeut. Si Lavardini dhe Ronsari ishin të parët poetë të huaj në Europën perëndimore që egjistruan famën dhe bëmat e heroit tonë kombëtar.

Njihet botërisht soneti i Ronsardit, i cili midis të tjerave i drejtohet kështu heroit:

“O ti, nder këtij shekulli,

O shqiptar, i shënuar prej fatit,

Dora jote mundi turqit njëzet e dy herë,

Shtire tmerrin në radhët e tyre,

I bëre të lënë eshtrat në muret e kështjellës.”

Ronsardi në vargun e katërt të sonetit e krahason Skënderbeun me Akilin.

postbck postbck

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

13 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

14 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

14 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

14 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

15 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

15 hours ago