“Shqipëria, xhevahiri i Ballkanit”, jehona e mediave në Spanjë

Një nga mediat më të njohura në Spanjë, Telemundo, përmes një artikulli të fundit fton spanjollët anembanë botës që të vizitojnë Shqipërinë, xhevahirin e Ballkanit.
Sipas tyre, është një nga destinacionet më të mahnitshme në botë.

“Vetëm turistët vitin e kaluar janë rritur me 20%. Pas 40 viteve të shtypjes diktatoriale, një nga më brutalët e kontinentit, Republika e Shqipërisë është e vendosur të rimarrë vendin e saj, që i takon në kontinent”.- thuhet në artikull.

Pa dyshim, sipas redaktorëve, të njohësh Shqipërinë të nevojitet një udhëtim përmes historisë së saj, të shënuar nga regjimi komunist që ekzekutoi dhe burgosi mijëra njerëz dhe është një vend me rreth tre milionë banorë.

Dëshirojmë ta njohim këtë tregim në thellësi dhe për këtë ne kemi vizituar të gjitha vendet që kishin diçka për të treguar, si Shtëpia e Gjetheve, në kryeqytet, Tiranë, e cila fshehu selinë e Segurinit (shërbimin sekret komunist) dhe spiunin për popullatën shqiptare. Këtu gjejmë “mjetet” origjinale të shërbimit sekret, por edhe ato të marrjes në pyetje dhe torturës, një e kaluar e vështirë që nuk do të harrohet lehtë.

Dhe nëse dëshironim historinë, gjetëm parkun arkeologjik Apollonia, vendi më i rëndësishëm arkeologjik në vend. Është një qytet mbresëlënës me origjinë greke të themeluar në epokën e para-krishterë dhe mezi shohim 10% të asaj që ky qytet ishte, aq shumë mbetet për t’u zbuluar dhe nxjerrë në dritë.”-shkruajnë media madrilene, raporton Monitor.

Shqipëria nuk është vetëm histori, sipas tyre. Këtu gjejmë peizazhe mbresëlënëse malore, si Parku Kombëtar i Valbonës dhe Liqeni i Komanit, ku jeni në gjendje të shijojni një lloj natyre që në të vërtetë është unike. Malet e habitshme që e rrethojnë atë i ngjajnë hyrjes në det të formuar nga akullnajat.

Sikurse Madrileño na tregon, lundrimi në Liqenin Koman konsiderohet “një nga udhëtimet më të mira të anijeve në botë”.

postbck postbck

Recent Posts

Aleanca e Skënderbeut me mbretin e Napolit kundër osmanëve

  Data 26 mars e vitit 1451 kujtohet për aleancën që heroi kombëtar, Gjergj Kastriot…

7 hours ago

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

  Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje…

7 hours ago

Si ta përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të reumatizmës

  Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…

7 hours ago

Arabia Saudite instalon “fenerët laser” me energji diellore për të ndihmuar udhëtarët e humbur të shkretëtirës

Arabia Saudite ka nisur një iniciativë inovative për të ndihmuar udhëtarët e humbur të lëvizin…

2 days ago

Prika dhe dhuratat në familjet arbërore me rastin e martesës

Teuta SHALA-PELI PRIKA DHE DHURATAT NË FAMILJET ARBËRORE ME RASTIN E MARTESËS (GJYSMA E DYTË…

2 days ago

Kontaktet e qytetërimit islam në Ballkan para ardhjes së turqve

Fahrush REXHEPI, shkëputur nga revista KOSOVA, No. 20-21 (1999) Botuar: 2024-09-19 Kultura dhe qytetërimi islam është…

2 days ago