Arsyet më të zakonshme që po ju shkaktojnë ‘dhëmbë të verdhë’

Kur bëhet fjalë për dhëmbët, parandalimi është gjithmonë më i mirë se kurimi. Megjithatë, nëse sapo keni bërë zbardhimin e dhëmbëve, ose po mendoni ta bëni, është mirë të dini si ta mirëmbani ngjyrën në vazhdim. Ja çfarë i shkakton zakonisht dhëmbët “e verdhë”:

1. Kafeja, vera e kuqe 

Kafeja është një fajtor i njohur për dhëmbët. Nëse e pini rregullisht dhe nuk e shpëlani gojën me ujë pasi ta keni pirë, pigmentet e errëta të quajtura kromogjenë në kafe mund të ngjiten në sipërfaqen e smaltit të dhëmbëve, duke bërë që ato të errësohen me kalimin e kohës. Edhe vera e kuqe ka efekt të ngjashëm, prandaj rekomandohet të pihet ujë me ndërprerje për të ndihmuar në zvogëlimin e efektit të ngjyrosjes. Përveç tyre, sigurisht që ka edhe pije të tjera, si për shembull çajrat e zinj. 

Shtimi i qumështit në çaj ose kafe mund të ndihmojë në uljen e këtij efekti. Plus, qumështi është një burim i mirë i kalciumit që është i rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve!

2. Ushqimet që “lënë njolla”

Ashtu si pijet, çdo ushqim që lë njollë në gishta, ka të ngjarë të njollosë edhe dhëmbët tuaj. Përmendim këtu manaferrat, panxharin etj.

3. Pijet “acidike”

Nëse keni menduar se vera e bardhë ishte një alternativë pa njolla ndaj të kuqes, na vjen keq t’ju zhgënjejmë. Aciditeti i disa verërave mund të zbusë smaltin e dhëmbëve, duke i bërë dhëmbët më të prirur ndaj njollave nga ushqimet dhe pijet e tjera. Pijet e gazuara mund të ndikojnë gjithashtu për keq – për shkak të përmbajtjes së sheqerit, acidit dhe pigmenteve. Mund t’i konsumoni, por me moderim. 

4. Mos konsumimi i duhur i sasisë së ujit

Pirja e sasisë së rekomanduar të ujit gjatë gjithë ditës është e rëndësishme për hidratimin, por gjithashtu mund të ndihmojë në shpëlarjen e substancave ngjyrosëse të mbetura në dhëmbë.

5. Pirja e duhanit

Ka shumë arsye shëndetësore për të lënë duhanin tashmë, por ai është gjithashtu një shkak kryesor i ngjyrimit të dhëmbëve. Përveç kësaj, duhani ndikon dhe në sëmundjet në mishrat e dhëmbëve e deri tek kanceri i gojës.

6. Mungesa e një filli dentar, e pastrimit të rregullt

Pllaka dentare që formohet në sipërfaqet e dhëmbëve tenton të mbajë njollat, dhe higjiena e mirë e gojës ndihmon në zvogëlimin e grumbullimit të këtyre pllakave. Stomatologët rekomandojnë pastrimin e dhëmbëve dy herë në ditë, mundësisht përdorimin e pastës së dhëmbëve me fluor, si dhe përdorimin e fillit të dhëmbëve (fillin dentar). 

7. Mungesa e një kontrolli të rregullt tek dentisti

Kontrolli i rregullt me stomatologun është baza e çdo gjëje që ka lidhje me shëndetin oral. Nëse e anashkaloni, mund të përballeni me probleme më serioze e për pasojë, më të kushtueshme në të ardhmen.

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

7 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

8 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

9 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

10 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

10 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

1 day ago