<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

Zbulohet misteri: Ja sa i gjatë ishte Gjergj Kastriot Skënderbeu! (VIDEO)

Kur është fjala për ato personalitete që kanë lënë shumë gjurmë në histori, kureshtja njerëzore kërkon të mësojë për ta edhe gjëra dhe detaje nga më të voglat.


Kështu, figura më madhore e popullit shqiptar, Kryezoti mesjetar, Gjergj Kastrioti, i mbiquajturi Skënderbe, shpeshherë është portretizuar dhe përshkruar si një njeri fort i madh dhe tejet i fuqishëm.

Por sa realisht ishte i gjatë Gjergj Kastrioti?Ndonëse Skënderbeu ka jetuar në shekullin XV (1405-1468), falë një dokumenti prej 26 fletësh që ruhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut, historianët kanë arritur të përllogarisin përafërsisht gjatësinë e trupit të tij, shkruan Koha.net. Këtë përllogaritje e ka bërë albonologu dhe prifti italian, At Giussepe Valentini (1900-1979), në një artikull të tij të botuar më 1971, në revistën “Shejzat”.

Në këtë artikull, Valentini citon një dokument të datës 8 korrik 1457, që Gjergj Kastrioti ia kishte shkruar Senatit të Venedikut, përmes të dërguarit të tij, priftit apostolik Xhorxhio Pelini, abat i Shën Marisë së Ratacit, pranë Antivarit (Tivarit).

Në këtë letër, Skënderbeu i drejtohej Venedikut me fjalët: “Në lidhje me rrobat, që siç na është premtuar do të na jepen dy herë në vit, ju lutem të më dërgoni rroba të përshtatshme për trupin tim, ashtu siç iu janë dhënë edhe zotërinjve të tjerë, sepse thonë që mund të më mjaftojnë 16 krahë (rroba) për dy palë veshje.

Mirëpo zotërinj, llogarisni pak me kujdes se sa krahë më duhen për dy palë veshje e aq jepmëni”.

Pra për Venedikun, 8 krahë rroba (stof) mjaftonin për të mbuluar një trup me shtat mesatar. Le ta marrim si gjatësi mesatare lartësinë trupore prej 1.75 m.

Nëse Skënderbeut nuk i mjaftonin 8 krahë rroba, kjo do të thotë se ai ka qenë më i gjatë se 1.75 metra. Nëse ai ka kërkuar qoftë edhe vetëm një krah më shumë rroba, rezulton që ai ka qenë goxha shtatlartë, sepse nëse për një trup 1.75 m., mjaftonin 8 krahë rroba, atëherë me 9 krahë rroba mund të mbulohet një trup prej 1.98 m.

Kjo do të thotë që Skënderbeu, duhet të ketë qenë rreth 2 metra i gjatë

postbck postbck

Recent Posts

Gjenet mund të ndikojnë se kush preket nga kanceri, shkencëtarët zbulojnë një lidhje të re

    Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë dëshmi se përbërja gjenetike e një…

5 hours ago

Çfarë i ndodh tensionit të gjakut kur pini më shumë ujë?

    Marrja e mjaftueshme e ujit është thelbësore për shëndetin dhe është veçanërisht e…

5 hours ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

10 hours ago

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

2 days ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

2 days ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

3 days ago