Nënkryetari i Këshillit të Shqipërisë (Senatit), Eqrem beu dha një intervistë për “Korrespondencën e Shqipërisë” mbi organizimin e ardhshëm administrativ të shqiptarëve
“La Gazette de France” ka botuar, të enjten e 11 shtatorit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën asokohe të nënkryetarit të Këshillit të Shqipërisë, z. Eqrem bej Vlora, mbi organizimin administrativ të Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Vjenë, 10 shtator. – Nënkryetari i Këshillit të Shqipërisë (Senatit), Eqrem beu dha një intervistë për “Korrespondencën e Shqipërisë” mbi organizimin e ardhshëm administrativ të shqiptarëve:
“Në Principatën tonë të re, nuk do të ketë fe shtetërore. Administrata do të organizohet në njërën pjesë të vendit sipas traditave të vjetra shqiptare, në tjetrën sipas ligjeve turke.
Në të gjitha mjediset kompetente, bëjmë përpjekje për të futur civilizimin perëndimor në Shqipëri. Ne duam ta qeverisim dhe administrojmë Shqipërinë në një mënyrë moderne dhe liberale.
Sa i përket kryeqytetit, do të zgjedhim Elbasanin ose Tiranën; qytetet si Shkodra, Vlora dhe Durrësi janë shumë afër kufirit ose detit. Shqipëria do të jetë një shtet neutral.
Ne do të përpiqemi të krijojmë një xhandarmëri e cila do të duhet të përbëhet nga tri lloje trupash : këmbësoria, kalorësia dhe seksioni i mitralozëve në zonat malore. Kjo xhandarmëri mund të sigurojë bërthamën e një ushtrie të ardhshme.”
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…