<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ushqimet me kalori negative, zgjidhje për të mbajtur peshën që dëshironi

Strategjitë për ushqyerjen e shëndetshme dhe rënien në peshë janë të larmishme.

Një prej tyre ka të bëjë me konsumin e ushqimeve me kalori negative, të cilat supozohet të kërkojnë më shumë energji për t’u tretur.

Në teori, njeriu mund të humbasë në peshë duke ngrënë ushqime me kalori negative.

Kjo nuk do të thotë që këto ushqime janë pa kalori.

Megjithatë, vetëm fakti që trupi shpenzon më shumë energji për djegien e tyre përbën një situatë fitimprurëse për organizmin.

Klasifikimi i Kalorive

Ekspertët i klasifikojnë kaloritë në dy kategori: boshe dhe negative.

Boshet janë ato që kur konsumohen nga ushqimet rrisin ndjeshëm numrin e përgjithshëm të kalorive në organizëm.

Ushqimet e shpejta, të përpunuara dhe sheqeri janë burim kryesor i kalorive boshe.

Këto kalori nuk kanë asnjë vlerë ushqimore.

Kaloritë negative vijnë nga ushqime që janë të pasura në vlera dhe kanë pak kalori.

Ushqimet e pasura me fibër ose ato që kanë një indeks të ulët glicemie njihen si ushqime me kalori negative.

Ushqimet e pasura me fibër përmbushin dy qëllime të rëndësishme për shëndetin.

Trupi kërkon shumë kohë për të nxjerrë fibrën nga organizmi, ndaj uria troket shumë më vonë se zakonisht.

Së dyti, këto ushqime çlirojnë sheqer në gjak në mënyrë të ngadaltë dhe gjasat e shëndoshjes falë tyre janë të ulëta.

Selinoja, ushqyese dhe me kalori negative

Selinoja njihet si një shembull i ushqimeve me kalori negative, ndoshta për faktin se në përmbajtjen e saj ka më shumë ujë dhe fibër.

Sipas ekspertëve, duke ngrënë dhe tretur selino, njeriu humbet më shumë kalori.

Gjatë ditës, 5-10 për qind e energjisë totale të shpenzuar në organizëm shkon për tretjen e ushqimit.

Selinoja dhe perime të tjera pa niseshte ofrojnë një numër të kufizuar kalorish, e megjithatë ato kërkojnë shumë energji për t’u tretur.

Rekomandohet konsumimi i frutave të pyllit, qitros, karotës, domateve, kastravecit, shalqirit, mollëve, kungulleshkave e sallatës jeshile.

Ato përmbajnë një zgjedhje të zgjuar për të qenë pjesë e një regjimi ushqimor të bazuar kryesisht te bimët dhe barishtet. 

postbck postbck

Recent Posts

Pse skuqen sytë dhe si mund ta qetësoni këtë problem?

    Skuqja e syve është një shqetësim i zakonshëm dhe mund të shfaqet për…

14 hours ago

A duhet vërtet ta lani orizin para se ta gatuani?

Orizi është një nga ushqimet më të konsumuara në botë. Për miliarda njerëz, ai është…

16 hours ago

Shkrirja e akullnajës në Nepal/Njeriu nuk po shkatërron Tokën, por po rrezikon jetën në të

    Katastrofat natyrore po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më të forta dhe…

16 hours ago

Kjo është dieta që parandalon kancerin, diabetin dhe bën të humbni peshë

    Dieta ketogjene përqendrohet në konsumimin e yndyrnave të shëndetshme, proteinave dhe karburanteve të…

16 hours ago

Lahuta është shqiptare. Historia e treguar nga një anglez

    Në thellësitë e maleve të Shqipërisë së Veriut, një tingull i veçantë dhe…

16 hours ago

Këto ilaçe mund ta bëjnë vapën shumë më të rrezikshme

    Disa nga ilaçet më të përdorura, përfshirë ato për depresionin, ADHD-në, tensionin e…

17 hours ago