<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zogjtë, “kontrolluesit natyrorë të insekteve të dëmshme”, kërcënohen me zhdukje

Llojet e shpendëve luajnë një rol kryesor si “kontrollues natyrorë të insekteve të dëmshme” në mjedis, por ato janë të kërcënuar me zhdukje, tha një ekspert për Anadolu Agency (AA).

“Dhjetë për qind e specieve aktuale të zogjve (1.200 specie) janë të kërcënuar me zhdukje”, tha ornitologu Jose Tavares.

“Le të sigurohemi që të mos humbasim më shumë”, theksoi ai.

Sot shënohet Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë (WMBD), ndërkohë që Tavares tha se bota tashmë ka humbur afërsisht 140 specie nga gjithsej 10 mijë.

“Zogjtë nuk njohin kufij dhe lidhin tundrën e Arktikut me brigjet e Afrikës Perëndimore, pyjet e Evropës qendrore me brigjet e Mesdheut. Zogjtë janë udhëtarë të shkëlqyeshëm dhe ata varen nga shumë zona”, tha ai, duke shpejguar temën e këtij viti të WMBD-së, “Zogjtë Lidhin Botën Tonë”.

Migrimi është një ngjarje shumë stresuese dhe e rrezikshme për shumicën e zogjve, tha ai.

“Këto ditë, vdekshmëria me të vërtetë është rritur, dhe paraqet një presion shtesë. Zogjtë duhet të pushojnë dhe të ushqehen në stacionet migratore gjatë rrugëtimit të tyre, por këto janë zhdukur nën qytete ose fusha”, tha Tavares, i cili kryeson Fondacionin e Konzervimit të Shpendëve Grabitqarë (VCF).

Ndikimi i COVID-19

Që kur u ndëromorën hapat kryesore nga qeveritë për frenimin e koronavirusit që rezultoi me kufizimin e lëvizjeve të njerëzve; rënie në prodhimin industrial si dhe në transport, ambientalistët kanë parë shenja pozitive në mjedis për shkak të prirjes në rënie të emetimit të karbonit në atmosferë.

Por Tavares, si shumë ekspertë, beson se është ende herët të flitet se çfarë efekti kanë pasur masat në natyrë.

“Meqenëse është e vërtetë se ka shumë më pak shqetësime dhe njerëz në zonat rurale, dhe kështu jeta e egër po rimerr hapësirën dhe besimin – prandaj kemi edhe imazhe të kafshëve të egra kudo, duke bredhur në qytete dhe rrugë – kjo lehtë mund të kthehet në gjendjen e mëparshme plotësisht nëse i kthehemi jetës tonë”.

Habitatet kanë vuajtur për dekada nga presioni njerëzor, që do të thotë se dy muaj është kohë shumë e shkurtër që një periudhë të ketë ndonjë rezultat pozitiv mbi mjedisin, tha ai.

Duke theksuar nevojat për mbrojtjen e zogjve dhe habitatet e tyre, ai tha se përveç rolit jetik të shpendëve në ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm, turizmi i ruajtjes së zogjve, gjuetia e qëndrueshme, frymëzimi për art dhe muzikë janë disa rezultate pozitive të zogjve.

“Pandemia e koronavirusit na rikujton se jetojmë në një botë të lidhur. Kjo është një mundësi që të rishikojmë marrëdhëniet tona me natyrën dhe të rindërtojmë një botë më të përgjegjshme ndaj mjedisit”, tha agjensia e OKB-së të premten, përpara Ditës Botërore të Zogjve Shtegtarë.

WMBD është një ngjarje ndërgjegjësuese që mbahet dy herë në vit të shtunat e dyta në maj dhe tetor.

postbck postbck

Recent Posts

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…

8 hours ago

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

8 hours ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

9 hours ago

Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi

Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…

9 hours ago

Burra shqiptarë të Ibaracit pranë Rozhajës, dëshmi historike nga viti 1924

Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…

10 hours ago

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…

10 hours ago