NGA: Aurenc Bebja*
Në Revistën Ndërkombëtare Britanike, të botuar në vitin 1884, në Paris, në versionin francez, gjejmë një shkrim, në faqen n° 211, ku flitet për ndarjen nga jeta në Liban të gruas së Pashko Vasës. Kjo ngjarje e hidhur ka vënë në pah asokohe jo vetëm respektin e madh që gëzonte familja e atdhetarit shqiptar në këtë vend, por edhe tolerancën e minoriteteve (etnive) të ndryshme që jetonin aty. Në vijim, do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:
“Vdekja e Zonjës së Vaso Pashait, gruas së guvernatorit katolik të Libanit, rezultoi një ngjarje e cila vuri në dukje përparimin e madh në zakonet e këtij rajoni, ku dominon ende ndikimi francez. Vaso Pashai është një shqiptar katolik, gruaja e tij ishte ortodokse ; Trupi i të ndjerës u bart deri në kishën ku do të mbahej mesha nga zyrtarët më të lartë të Libanit.
Maronitët, Grekët, Druzët, Myslimanët, Metualët nxitonin njëri pas tjetrit që të kishin nderin për ta mbajtur atë mbi supet e tyre, dhe nga kisha ajo u dërgua në një terren të dhuruar nga administrata libaneze, e cila pati votuar gjithashtu një shumë të caktuar për të ndërtuar një varr.
Ky manifestim simpatik nderon guvernatorin katolik, por gjithashtu edhe institucionet publike të arsimit (edukimit) të Libanit të mbrojtura prej Francës, dhe ku sektet e ndryshme, që kërkojnë zotërimin e tyre, nën drejtimin e lazaristëve dhe jezuitëve, kanë mësuar të tolerojnë njëri-tjetrin, falë nyjes së përbashkët, pra studimit të gjuhës (frënge) sonë.”
Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/revue-internationale-britannique-1884-vdekja-e-gruas-se-pashko-vases-ne-liban-nje-ngjarje-plot-nderime-dhe-tolerance/
Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…
Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…
Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…