<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

9 fotografi misterioze në historinë botërore

Ka shumë mistere të pazgjidhura në botë, ndaj ekziston përherë shpresa se një ditë, me dozën e duhur të shkencës dhe kërkimit, ne do të mund t’i zgjidhim ato.

Si thoni për disa fotografi që na trazojnë mendjen, por ende sot nuk mund t’u japim një përgjigje. /tch/

Dritat e luginës së Hessdalen – Kjo foto është marrë nga një fotograf norvegjez me një ekspozim prej 30 sekondash dhe nuk është e vetmja dëshmi e ekzistencës së objekteve të çuditshme që fluturojnë mbi luginën e Hessdalen. Analiza spektrale ka treguar se ky objekt përbëhet nga hekuri, skandiumi dhe silic. Shkencëtarët ende nuk e dinë se çfarë është.


Piramidat në Hënë – Kjo fotografi është marrë gjatë misionit “Apollo-17” dhe është në arkiv, ajo u cilësua si e tepërt. Megjithatë, pasi ekspertët punuan në kontrastin e figurës, ata panë një skicë të diçkaje të ngjashme me një piramidë. Kjo i jep shumë njerëzve një arsye për të besuar se mund të ketë piramida në Hënë.


Imazhi i zotit Goddard – Albumi i fotografive të skuadrës së Sir Goddard që luftoi në Luftën e Parë Botërore përmban një foto të çuditshme. Pasi kjo foto u stampua, të gjithë anëtarët e skuadrës njohën një person që qëndronte në rreshtin e fundit si miku i tyre, Freddie Jackson, i cili vdiq dy ditë para se fotografia të merrej. Kjo foto është marrë në ditën e funeralit të Freddie.


Astronaut nga Solway Firth – Jim Templeton i bëri këtë foto vajzës së tij në vitin 1964. Edhe pse ata pohojnë se nuk kishte një shpirt përreth tyre, gjatë stampimit, një figurë e dallueshme u shfaq në foton prapa kokës së vajzës. Analiza e mëvonshme të fotografisë tregoi se nuk ishte ndryshuar.


Një celular në filmin e Çaplinit – Në vitin 2010, doli në treg një DVD me kover një frame nga filmi i Charlie Chaplin në vitin 1928 “The Circus”. Koveri i DVD tregon një grua që mban diçka në dorë që duket mrekullisht si një celular. Drejtori, George Clarke pohoi se i konsideronte këto imazhe prova të udhëtimit në kohë, por shumë skeptikë janë të sigurt se kjo e shtënë ishte thjesht një goditje e shurdhër e marketingut.


Njeriu i tankeve – Kjo shkrepje është marrë në Pekin gjatë trazirave të vitit 1989. Një njeri i paidentifikuar mbajti kolonën e tankeve për 30 minuta, duke bllokuar rrugën e tyre me trupin e tij. Megjithëse kjo foto u shfaq në faqet e para të revistave më të famshme në botë, ende nuk njihet emri i njeriut apo çfarë i ndodhi atij.


Burri që bie – Kjo foto është marrë nga Richard Drew në ditën e sulmit terrorist më 11 shtator. Fotografia u pa në të gjithë botën për disa orë, por shumë njerëz vunë në dukje pozicionin e çuditshëm të trupit të njeriut: ai bie pothuajse drejt, që është e vështirë. Identiteti i këtij njeriu nuk u njoh kurrë, megjithëse shumë pretendojnë të njohin të afërmin e tyre në këtë foto.


Zonja Babushka – Më 22 nëntor 1963, në Dallas, Presidenti amerikan John F. Kennedy u qëllua për vdekje. Atë ditë, fotografët morën shumë fotografi në vendin e krimit, disa prej të cilëve tregonin një grua misterioze që mbante një aparat fotografik. Shërbimet sekrete u përpoqën ta gjurmonin atë pasi ajo mund të kishte kapur në kamera vrasjen e Presidentit. Megjithatë, ata kurrë nuk e kuptuan identitetin e saj. Kjo grua e panjohur u quajt Babushka Lady pasi ajo e mbante shaminë vetëm si gratë e vjetra ruse.


Luftëtari i Zi – Ky objekt i paidentifikuar u kap nga sateliti në vitin 1960 dhe specialistët e NASA e quajtën menjëherë atë “Luftëtari i Zi”. Që atëherë, ky objekt misterioz është parë në shumë raste: ai vazhdon të rishfaqet dhe të zhduket nga orbita e Tokës. Shkencëtarët sugjerojnë se ky është një fragment me origjinë artificiale.

postbck postbck

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

23 hours ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

23 hours ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

23 hours ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

2 days ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

2 days ago