Zbulohet fjalimi i Hygosë: Votoj shfuqizmin e dënimit me vdekje!

“Le Moniteur Universel” ka botuar, të shtunën 16 shtatorit 1848, në faqen n°10, fjalimin e Viktor Hygosë para Asamblesë Kombëtare franceze në lidhje me shfuqizimin e dënimit me vdekje, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Asambleja Kombëtare

Seanca e të premtes, 15 shtator 1848.

Sapo keni shenjtëruar paprekshmërinë e shtëpisë (vatrës), ne kërkojmë nga ju që të shenjtëroni një paprekshmëri më të lartë dhe më të shenjtë, paprekshmërinë e jetës njerëzore.

Zotërinj, një kushtetutë dhe mbi të gjitha një kushtetutë e bërë nga Franca dhe për Francën, është domosdoshmërisht një hap për civilizimin. Nëse nuk është një hap për civilizimin, nuk është asgjë. (Shumë mirë ! shumë mirë!)

Epo, mendoni pak, çfarë është dënimi me vdekje? Dënimi me vdekje është shenja e veçantë dhe e përjetshme e barbarisë. (Lëvizje.) Kudo që dënohet me vdekje, dominon barbaria; kudo që dënimi me vdekje është i rrallë, mbretëron civilizimi. (Sensacion.)

Zotërinj, këto janë fakte të padiskutueshme.

Zbutja e dënimit është një hap i madh dhe serioz progresi. Shekulli i tetëmbëdhjetë ndaloi torturat dhe kjo është lavdia e tij; shekulli i nëntëmbëdhjetë do të shfuqizojë dënimin me vdekje. (Brohoritje! Po! Po!)

Ju ndoshta nuk ta shfuqizoni sot; por, të mos keni dyshim, nesër do ta shfuqizoni ose pasardhësit tuaj do ta shfuqizojnë atë. (Ne do ta shfuqizojmë atë! Agjitacion.)

Ju shkruani në krye të preambulës së kushtetutës suaj “Në prani të Zotit” dhe do të fillonit duke i vjedhur atij, po këtij Zoti, këtë të drejtë që i takon vetëm atij, të drejtën e jetës dhe vdekjes. (Shumë mirë! shumë mirë!)

Zotërinj, ekzistojnë tri gjëra që i përkasin Zotit dhe që nuk i përkasin njeriut: e parevokueshmja, e pariparueshmja, e pazgjidhshmja. Mjerë njeriu nëse i fut ato në ligjet e tij! (Lëvizje.) Herët ose vonë, ato bëjnë që shoqëria të përkulet nën peshën e tyre, ato prishin ekuilibrin e nevojshëm të ligjeve dhe zakoneve, ato privojnë drejtësinë njerëzore nga përmasat e saj; dhe pastaj ndodh kjo, mendoni për të, zotërinj, që ligji tmerron ndërgjegjen. (Sensacion.)

Unë kam ardhur në këtë tribunë, për t’ju thënë vetëm një fjalë, një fjalë vendimtare, sipas meje; kjo fjalë, ja cila është. (Dëgjoni! Dëgjoni!)

Pas shkurtit, populli pati një mendim të madh, të nesërmen pasi kishte djegur fronin, ai donte të digjte tribunën (vendin ku ekzekutoheshin të dënuarit). (Shumë mirë! – Zëra të tjerë: Shumë keq!)

Ata që vepronin në mendjen e tij atëherë nuk ishin dhe për këtë pendohem thellë, në lartësinë e zemrës së tij të madhe. (Në të majtë: Shumë mirë!) E ndaluan të realizonte këtë ide sublime.

Epo, në nenin e parë të kushtetutës që votoni, sapo keni shenjtëruar (kushtuar) mendimin e parë të popullit, ju keni rrëzuar fronin. Tani shenjtëroni (kushtoni) tjetrin, përmbysni tribunën. (Duartrokitje në të majtë. Protesta në të djathtë.)

Unë votoj shfuqizmin e plotë, të thjeshtë dhe përfundimtar të dënimit me vdekje.

postbck postbck

Recent Posts

Me siguri nuk i dinit, këto janë ushqimet që nuk duhet t’i hani pas palestrës

Nëse keni marrë iniciativën për të shkuar në palestër keni bërë shumë mirë, por duhet…

22 hours ago

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Kaon Krasniqi është një 13-vjeçar nga Kosova që ka tërhequr vëmendje të gjerë me aftësitë e…

22 hours ago

Sanxhaku në Luftën e Parë Botërore

Edit Durham: “Nëse shqiptarët ua kursyen jetën serbëve në tërheqje, të cilët më parë nuk kishin…

23 hours ago

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Ju mund të pyesni veten se çfarë lidhje ka letra higjienike me frigoriferin? Ky truk…

3 days ago

A kanë lëkurë të zezë arinjtë polarë poshtë gëzofit të bardhë?

Arinjtë polarë në fakt nuk janë të bardhë. Ja pse Arinjtë polarë kanë lëkurë të…

3 days ago

A e dini pse nuk duhet të hani banane për mëngjes?

Banania është një frut tropikal popullor, i pasur me vitamina dhe minerale. Për shkak të…

3 days ago