<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ky është “qyteti që po vdes”

Në majë të një shkëmbi në mes të një lugine rreth 100 kilometra në veri të Romës, ndodhet qyteti mahnitës i Civita di Bagnoregios.


Qyteti ka mbijetuar për rreth 3,000 vjet, por tani ai po lufton me kërcënimin nga rrëshqitjet e dheut që mund të jenë shkatërruese për të, duke e zhdukur. Mund të duket si një vendndodhje e përsosur për kartolina, por mbijetesa e saj deri tani nuk është asgjë më pak se një mrekulli.

Civita di Bagnoregio ka qenë nën kërcënim nga rrëshqitjet e tokës dhe erozioni që kur u themelua nga Etruskët për arsye ushtarake midis viteve 600-280 para Krishtit. Për fat të keq qyteti mesjetar e ka quajtur veten “qyteti që po vdes” (“la città che muore”), por mbijetesa deri më tani është mundësuar nga këmbëngulja e banorëve.

Shtresimi i argjilës është arsyeja pse Civita di Bagnoregio është kaq e brishtë, dhe e prirur ndaj rrëshqitjeve të tokës dhe erozionit.

Që nga viti 2000, banorët e qytetit kanë filluar betejën e tyre për të shpëtuar shtëpitë dhe për ta mbrojtur nga fenomenet natyrore dhe deri më tani, ka funksionuar. Pandemia ka ndikuar që në këtë zonë të pushojë edhe lëvizja e turistëve. Qyteza për momentin për shkak të izolimeve është shndërruar në një zonë fantazmë ku në rrugët me kalldrëm dëgjohet vetëm tingulli kambanës.

Mund të jetë një befasi që pika historike mahnitëse nuk ishte një atraksion i madh turistik derisa në vitin 2013 nisi të tarifonte me 1.50 euro hyrjen për vizitorët. Tarifa që atëherë është rritur në 5 euro.

“Nga 40,000 turistë në 2009, në vitin 2019 mbërritën mbi një milion vizitorë. Është e qartë se kjo ka sjellë përfitime të shumta ekonomike, hapjen e aktiviteteve dhe vende të reja pune. Ardhja e pandemisë në mars 2020 na detyroi të mbyllim biletarinë dhe si pasojë kemi probleme të mëdha me buxhetin e komunës sepse tarifa e hyrjes në qytet prej 5 eurosh na lejoi të bënim ndërhyrje (mjedisore) dhe t’u jepnim privilegje qytetarëve tanë,” – u shpreh kryetari i bashkisë Bagnoregio, Luca Profili.

Civita di Bagnoregio është kandidat për t’u bërë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Italia paraqiti propozimin në janar dhe pret që UNESCO të vendosë në qershor të vitit të ardhshëm.

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

6 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

20 hours ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

24 hours ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

24 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

1 day ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

2 days ago