<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si mund të shmanget lufta? Korrespondenca mes Albert Ajnshtajn dhe Zigmund Frojd në vitin 1932

Pse luftë? Korrespondenca mes Ajnshtajnit dhe Frojdit në vitin 1932

Siç po e tregon historia, ngjarjet përsëriten, ndërsa te njerëzimi, ashtu siç shkruante edhe Frojdi, ngre gjithmonë krye dualiteti mes dashurisë dhe dhunës, jetës dhe vdekjes.

Çështja e dhunës, që gjeneron mbase të gjitha problemet sociale, duket si e pazgjidhshme. Pas luftërave të shekullit XX, më të përgjegjshmit e kuptuan se rreziku i dhunës njerëzore rritet në përpjesëtim të drejtë me globalizimin dhe zhvillimin teknologjik.

Pas sulmeve bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, për të cilat ndihmoi pjesërisht, Albert Ajnshtajn konkludoi se shtetet kishin arritur në nivelin e vrasjeve në masë. Pas përfshirjes në krijimin e bombës atomike, Ajnshtajni e kaloi pjesën e mbetur të jetës duke punuar për “çarmatimin e botës”.

Megjithatë, nga një korrespodencë me babain e psikologjisë, Zigmund Frojd, në vitin 1932, del se Albert Ajnshtajni është përpjekur për të gjetur zgjidhje për luftën kohë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Korrespondenca mes dy gjenive u realizua në kuadër të projektit të Institutit Ndërkombëtar të Kooperimit Intelektual, i krijuar për të ushqyer diskutimin mes mendimtarëve të kohës. Ajnshtajni në atë kohë zgjodhi Frojdin si bashkëbisedues.

Në letrën e tij të parë drejtuar Zigmund Frojd, Albert Ajnshtajn i shkruan: “Problemi është ky: Ka ndonjë mënyrë për ta shmangur njerëzimin nga rreziku i luftës?” Ajnshtajni e zbulon veten si një lloj Platonisti në politikë, duke shpalosur vizionin e qeverisjes nga një elitë “mbretërish-filozofë”.

Në fakt, ai propozonte që në vend të qytet-shteteve, e gjithë bota të qeverisej nga një grup elitar intelektualësh, që të kishte të drejta mbi liderët politikë dhe atyre fetarë. Sipas tij, një gjë e tillë do të sillte paqe. Megjithatë çmimi do të ishte tepër i lartë për çdo lider botëror, pasi siguria ndërkombëtare në këtë rast do të kërkonte heqjen e lirisë së çdo shteti për aksione të veçanta.

Pyetja e fundit që Ajnshtajni i bën Frojdit është: “A është e mundur të kontrollosh evoluimin mendor të njerëzve në mënyrë që ta bësh dëshmi kundër psikozës së urrejtjes dhe shkatërrimit?”

Përgjigjja e Frojdit, në shtator 1932, krijon një dialektikë interesante mes optimizmit naiv të fizikanit dhe analizimit të ftohtë të psikologut. Në analizën e tij, Frojdi shprehet me skepticizëm mbi zhdukjen e instinkteve të dhunshme dhe luftës, duke iu referuar teorisë së tij mbi ekzistencën e pashmangshme të instinkteve të kundërta.

Korrespondenca mes këtyre dy kolosëve të mendimit nuk ka marrë shumë vëmendje ndër vite. Në kohën kur u botua, në vitin 1933, nën titullin “Pse luftë?”, Hitleri kishte fituar pushtet, kështu që analizat e tyre nuk u shpërndanë gjerësisht.

Por siç po e tregon historia, ngjarjet përsëriten, ndërsa te njerëzimi, ashtu siç shkruante edhe Frojdi, ngre gjithmonë krye dualiteti mes dashurisë dhe dhunës, jetës dhe vdekjes.

postbck postbck

Recent Posts

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

5 hours ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

1 day ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

1 day ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

4 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

4 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

4 days ago