Pirroja ishte, ndoshta, sundimtari më i shquar i Epirit. Ai, si pasardhës i largët i Akilit, ishte biri i Akidit. Kushëriri i Aleksandrit të Molosisë, që sundoi Molosët e Janinës. Fatkeqësisht Akidi u ngatërrua në grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhoje, në fillim humbi mbretërinë e pastaj edhe jetën në vitin 313 para Kr.
I biri tij, Pirroja në atë kohë vetëm 6 vjeç, u shpëtua nga Glauku, Princi i fisit Ilir të Taulantëve. Në moshë të re ai hipi në fron për një kohë të shkurtër, por u rrëzua shpejt dhe filloi karrierën ushtarake me Antigonin e Maqedonisë, komandantin veteran që kishte shërbyer me Aleksandrin e Madh. Në njërën nga betejat ai u kap rob dhe u dërgua si peng në Aleksandri.
Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha për grua të bijën dhe në vitin 296 para Kr.e vuri përsëri në fronin e mbretërisë së tij. Pirro gëzonte nam për fisnikërinë dhe trimërinë e tij në betejë. Epirotët e quanin “Shqiponjë”, transmeton Syri.
Sipas një tradite shqiptare pretendohet se emri “Shqiptare” (Bij të Shqipes) e ka origjinën nga thënie e Pirros. Kur dikush lëvdonte zhdërvjelltësinë e lëvizjes së trupave të tij, ai i përgjigjej me krenari se një gjë e tillë ishte normale, pasi ushtarët e tij ishin “Bijtë e Shqipes”, kështu qenë lëvizjet e tyre. Natyrisht u shëmbëllenin fluturimeve të madhërishme të mbretit të shpendëve.
Sipas një versioni tjetër, disi të ndryshëm, kur ushtarët e tij u thurnin lëvdata sulmeve të tija të guximshme e të shpejta ata e quanin “Shqiponjë” ai iu përgjigjej se ata ishin krahët e tija , që bënin të mundur fluturimin e shpejtë të shqiponjës .
Thuhet se kjo çoi në adoptimin e këtij emri , të cilin populli shqiptar e përdor edhe sot e kësaj dite. Pra jo “Albane” por “Shqiptare” ose “Bij të Shqipes”.
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…