Molla e rrallë në botë “Diamant i Zi” në tokat shqiptare

Mollët e Zeza Diamant.

Bota ku jetojmë ofron gjëra të mrekullueshme, shpesh të paarritshme për njeriun. I tillë është rasti i majave të larta të maleve të cilat ngrihen krenare dhe fshehin fenomene madhështore.

Një nga fenomenet që ka lënë shumë njerëz gojëhapur është molla e zezë, e cila rritet në 10 000 metra mbi nivelin e detit, ose më saktë në majat e Tibetit.

Bëhet fjalë për një vend shumë të paarritshëm për njerëzit e jo më për ushqimin.

Por kjo mollë e varietetit të rrallë me emrin “Diamant i Zi” do të kultivohet edhe në Shqipëri.

Zija Keshi, fermeri i njohur dibran, i cili falë përkushtimit dhe pasionit për bujqësinë arriti që të krijojë dhe plantacionet e para, sot të mëdha, me frutat e rralla medicinale por të mirënjohura në botë për vlerat ushqyese si Aronia dhe Goji Berry, pritet që së shpejti të nis mbjelljen e një parcele eksperimentale me mollët e varitetit “Diamant i Zi’.

Ajo çfarë i bën këto mollë të veçanta janë vlerat e larta ushqyese ashtu si edhe shija unike e tyre që nuk ka të krahasuar me llojet e tjera të mollëve, pavarësisht shijes së tyre të mirë.

Keshi thotë për AgroWeb.org se ai do të testojë fillimisht një parcelë të vogël për të parë nëse kushtet klimatike i përshtaten kushteve që varieteti i kësaj molle kërkon për t’u rritur.

Aktualisht, Keshi po kultivon me sukses frutat medicinale si Aronia, Goji Berry dhe Boronica.

Që të treja këto fruta çmohen për vlerat e larta shëndetësore që kanë si dhe përdorimin e tyre në kura e trajtimeve të ndryshme për shëndetin e mirë.

AgroWeb.org ju prezanton me mollën ‘Diamanti i Zi.’
Kjo mollë është krejt ndryshe nga të tjerat. Ngjyra e saj është vjollcë shumë e errët që i përafrohet të zezës, sidomos në agim.

Kjo mollë është shumë larg llojeve të tjera të këtij fruti.

Ndryshimi i parë qëndron tek ngjyra e cila vjen si pasojë e ekspozimit të tejzgjatur të frutit në rrezet e diellit.

Çdo kafshatë e këtij fruti unik është kërce, dhe ndryshe nga mollët e tjera.

Ashpërsia e tulit të frutit i atribuohet kushteve të rënda klimatike në majë të malit ku temperaturat bien ndjeshëm.

Kur errësohet, bie ngrica duke ndikuar edhe tek fruti.

Këto temperatura ndikojnë fort tek lëkura e frutit.

Mollës së zezë i duhet të mbijetojë në këto kushte dhe formon një lëkurë më të trashë për t’u mbrojtur nga ngrica.

Kjo lëkurë e mbron dhe e ruan shijen e brendshme të mollës e cila përshkruhet si e jashtëzakonshme. Molla e zezë është një frut shumë i ëmbël që nuk ka të dytë por për fat të keq është e paarritshme.

Për t’u furnizuar me këtë diamant të vërtetë, njeriut i duhet një avion dhe shumë para.

Mbledhja e frutit me duar është krejt e pamundur për njerëzit e thjeshtë, përveç atyre që janë të krimbur në para.

Njerëzit në Tibet, thonë se është më e lehtë të ngjitesh në Malin Everest se sa të këpusësh një mollë si kjo.

Megjitatë, variante të kësaj molle janë parë të shiten në Azi, por vetëm me disa kokrra.

Kjo për arsye të vështirësive që hasin fermerët për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kësaj molle.

Arsyeja kryesore është temperatura e ulët që mundëson rritjen e kësaj molle të çmuar e elitare.

postbck postbck

Recent Posts

Lëvizja e këmbës: Pse ndodh dhe si ta trajtoni atë?

  Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…

6 hours ago

A e dini pse djathi zviceran ka vrima?

  Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose…

6 hours ago

Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane kundërshton restaurimin e shtëpisë së tij

  Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i…

6 hours ago

Kështu pritej Tito në Kosovë në vitin 1950

  “Oral History Kosovo” në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”, kanë publikuar fotografi nga…

8 hours ago

Kura me mese arrash për zemrën, mushkëritë dhe imunitetin

  Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me…

8 hours ago

Shurupi i mollës – Zbuloni sëmundjet që parandalon

  Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni…

9 hours ago