Është zbuluar një hartë të fillimit të shekullit XX ku territori deri në Prevezë njihet si zonë e Shqipërisë Edhe pse Greqia prej vitesh pretendon se territoret e saj janë uzurpuar nga shqiptarët, fakte të reja dalin në dritë që hedhin poshtë teorinë e ngritur prej tyre.
Këto fakte nuk dalin nga studiues shqiptarë as nga arkivat e Shqipërisë, por nga vetë arkivat e shtetit grek. Gazeta “Kombëtare” ka arritur të siguroi një hartë të fillimit të shekullit të XX, e cila gjendet në Arkivën Shtetërore të Greqisë.
Harta në fjalë paraqet relievin e ishullit të Korfuzit dhe përballë tij në territorin që nis nga Konispoli deri në Prevezë shkruhet në gjuhën frënge, Epiri ose Shqipëria e ulët.
Më këtë fakt, provohet dhe një herë se të gjitha pretendimet e ngritura nga Greqia nuk kanë asnjë mbështetje historike dhe dokumentare. Janë vetë arkivat e shtetit fqinj, të cilat konfirmojnë faktin se ky territor, i zënë sot nga Greqia dhe i njohur me emrin Çamëri ka qenë pjesë e Shqipërisë. Por me këtë fakt, rrëzohet dhe teza shekullore e Greqisë se Epiri është Greqi.
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…