<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kush ishte Perandori shqiptar i Bizantit që vendosi taksë për ajrin

Shumë perandorë me origjinë ilire në Bizant, kanë lënë gjurmë në historinë botërore. I tillë ishte dhe perandori Anastasi I, i cili ishte me origjinë nga Durrësi.

Sipas studiuesit Aurel Plasari, janë zbuluar të dhëna interesante në lidhje me perandorin me origjinë ilire, Anastasi i I.

Plasari shkruan në Facebook se Anastasi i I, apo Anastas Durrsaku është perandori që vendosi taksë për ajrin.

Shënimi i Aurel Plasarit në Facebook:

JA EDHE TAKSA PËR AJRIN: PRO HAUSTU AERIS

Meqë nuk e besonit dhe ju dukej fantazi, ju ku e keni realitet historik: fakti i ekzistimit të një takse për ajrin gjendet, për shembull, në komentarët e të shumënjohurit traktat “Fryma e ligjeve” të Montesquieu-së.

Taksën për ajrin e paska pas shpikur njëri nga perandorët e Bizantit, Anastasi I, që sundoi nga 491 më 518, dhe ajo quhej pikërisht “pro haustu aeris”, d.m.th. “për ajrin që thith”.

Dyshoja edhe vetë, prandaj hapa tekstet për perandorin në fjalë dhe rezulton e saktë: taksa në greqishten bizantine qenkësh quajtur “ἀερκών ζημιών”.

Edhe më tërheqëse bëhet çështja ngaqë është fjala për një “perandor shqiptar”, sikurse i quajmë rëndom për mburrje perandorët ilirë.

Perandori Anastas I (rr. 431-518) ishte vërtet ilir, madje i lindur në Durrës, thënë ndryshe durrsak.

Nëse ndodheni përkundrejt Torrës së Durrësit, rruga e madhe që hapet në të majtë të saj – d.m.th. në të djathtë të ish-hotel “Vollgës” ose mbrapa monumentit të Mujo Ulqinakut – emërtohet pikërisht “Rruga Anastas Durrsaku”. Një nga rastet e shumta kur bota nuk na i dinë meritat

postbck postbck

Recent Posts

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

7 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

1 day ago

Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin

Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…

1 day ago

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

2 days ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

2 days ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

3 days ago