<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A t’i rrit vërtet vaji i kastorit flokët, vetullat dhe qerpikët?

Vaji i kastorit gjendet në shumë artikuj dhe video dhe promovohet si tepër efektiv për të rritur flokët, vetullat e qerpikët. A është e vërtetë? Përpara se të përgjigjem, le të përshkruajmë shkurtimisht karakteristikat e tij.

Vaji i ricinit është vaj bimor jo-aromatik i përdorur gjerësisht në kozmetikë. Ai merret nga farat e bimës ricinus communis dhe gjerësisht e gjejmë me emrin vaj kastori. Në gjendje të pastër, vaji i kastorit është një emolient që ka veti zbutësi, anti-mikrobiale dhe anti-inflamatore.

Duke qenë një burim i acidit ricinoleik, për vajin e kastorit të aplikuar në mënyrë topikale në lëkurë ka studime që mbështesin vetitë e tij anti-mikrobiale në lëkurat akneike. Gjithashtu është një burim i acideve yndyrore duke e bërë një hap zbutës (të fundit në rutinë) për të gjithë ata që preferojnë vajrat në rutinën e lëkurës. Gjithashtu klasifikohet te vajrat jo-komedogjenikë që nuk bllokon poret e lëkurës. Ai është një opsion shumë i mirë për t’u përdorur edhe në lëkurën e trupit, sidomos në zona të ashpra të lëkurës.

A t’i rrit vërtet vaji i kastorit flokët, vetullat dhe

Pavarësisht këtyre, studimet në përdorimin topikal të vajit të kastorit si përbërës aktiv në lëkurë kanë qenë të pakta. Thënë kjo, është totalisht okej ta përdorësh si hap të fundit të rutinës së lëkurës, nëse ju pëlqejnë vajrat e lëkurës, por nuk duhet të keni vajin e kastorit fokusin e trajtimit të akneve apo të hidratimit të lëkurës.

Përsa i përket pyetjes kryesore: A t’i rrit vërtet vaji i kastorit vetullat, flokët dhe qerpikët? Jo, nuk t’i rrit. Ka zero studime që provojnë këtë lloj stimulimi.

Dua të përmend se qarkullojnë shumë artikuj, jo të vërtetë, se si vaji i kastorit stimulon rritjen e flokëve, qerpikëve dhe vetullave. Por, ndërkohë që vaji i kastorit nuk do të na rrisë vetullat, flokët dhe qerpikët – është totalisht okej ta përdorësh atë për të zbutur dhe për të rritur fleksibilitetin e fibrës së flokëve. Gjithashtu, falë vetive anti-mikrobiale, ndihmon në shëndetin e skalpit.

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

14 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

14 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

14 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

19 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

20 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

20 hours ago