<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mbi trashëgiminë ilire në Prishtinë, ndërtohet Muzeu i Sulltan Pushtuesit

Haxhi MEHMETAJ

Sulltan Mehmet II Pushtuesi (1432 – 1481), të cilit Komuna e Prishtinës dhe TIKA po i ndërtojnë muze, në fushatën e tij për konvertimin e shqiptareve (arbërorëve) nga të krishterë në mysliman ka vra disa herë më shumë shqiptarë sesa Millosheviçi në Luftën e viteve 1988 – 89. Nuk duhet të befasohemi kur një ditë edhe Serbia të kërkoj që kisha ortodokse serbe, e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, të behet Muze i Millosheviçit.


Komuna e Prishtinës ka nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), siç thuhet për realizimin e projektit të restaurimit të Hamamit të Madh të Prishtinës. Me ketë marrëveshje skandaloze Hamami i Madh i Prishtinës behet Muze i sulltan Mehmet Fatihut (Pushtuesit), ndërsa i cenohet autenticiteti dhe përdhoset historia jonë kombëtare. Për ketë muze Komuna e Prishtinës dhe TIKA kanë ndarë nga 500 mijë euro (1milion euro).
Hamami i Madh i Prishtinës është monument i shpallur Trashëgimi Kulturore . Me ketë emër ka hy në listën e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore. Qysh në vitin 1981 i është dhënë në pronësi të përhershme Institutit të Monumenteve dhe Muzeut Rajonal të Prishtinës. Ky institucion ku isha drejtor nga viti 1999 deri në vitin 2013 ka marrë pjesë në te gjitha fazat e konservimit të Hamamit, përveç fazës së shëmtimit dhe shkatërrimit të tij me llaç betoni, për çka kam reaguar në te gjitha institucionet kompetente dhe në mjetet e informimit publik.


Në vitin 2009 – 2010 kam ndërmarrë gërmime arkeologjike, ku kam zbuluar shtresa dhe gjetje të periudhës ilire të hekurit, murin e një objektit të antikitetit të hershem dhe poçeri nga mesjeta e mesme deri në mesjetën e vonë. Në vitin 2010, Komuna e Prishtinës sipas kërkesës sime ka marr vendim që Hamami i Madh i Prishtinës të behet Muze i Komunës së Prishtinës, ku do të prezantohej trashëgimia kulturore që nga neoliti deri në mesjetë, edhe fazat e ndërtimit të Hamamit të Madh.


Sulltan Mehmet II Pushtuesi (1432 – 1481), të cilit Komuna e Prishtinës dhe TIKA po i ngritin muze, në fushatën e tij për konvertimin e shqiptareve (arbërorëve) nga të krishterë në mysliman ka vra më shumë shqiptarë sesa Millosheviçi në Luftën e viteve 1988 – 89. Nuk duhet të befasohemi kur një ditë edhe Serbia të kërkoj që kisha ortodokse serbe e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës , të behet Muze i Millosheviçit.


Andaj apeloj që të shfuqizohet Memorandumi skandaloz me Agjencinë Turke me te cilin Hamami i Madh i Prishtinës behet Muze i sulltanit pushtues. Ky mjedis duhet të behet Muze i Komunës së Prishtinës.


Maketi i Hamamit të Prishtinës – Muze i Sulltanit Pushtues /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…

15 hours ago

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

16 hours ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

16 hours ago

Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi

Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…

17 hours ago

Burra shqiptarë të Ibaracit pranë Rozhajës, dëshmi historike nga viti 1924

Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…

17 hours ago

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…

17 hours ago